Delegacioni bullgar i përbërë prej përfaqësuesve të ministrive të mbrojtjes, financave dhe ekonomisë, kështu edhe prej ekspertëve të Forcave Ajrore, po fillojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës negociata për blerjen e 8 avionëve asgjësues F-16. Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov deklaroi se do të negociojë në kuadrin e parametrave financiare të përcaktuara nga Kuvendi Popullor – midis 771 dhe 925 mln. euro (1,5-1,8 mlrd. leva). Sipas Ministrit marrëveshja mund të nënshkruhet gjatë qershorit apo korrikut. Para një muaji pala amerikane deklaroi se është gati t’i furnizojë 8 avionët dy vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..