Nga qyteti Varna (Bullgari Lindore) filloi maratona e vrapuesit Krasi Georgiev, i cili do të kalojë mbi 1200 kilometra, duke ndjekur itinerarin e Korridorit transevropian të transportit nr. 8. Projekti infrastrukturor duhet t’i lidhë 3 shtetet ballkanike – Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Georgievi do të vrapojë nga Deti i Zi deri në Adriatik, duke kaluar përmes 20 qyteteve. Çdo ditë ai do të vrapojë nga 100 kilometra. Pritet se do të mbërrijë në Durrës më 25 maj, ku do të takohen tre kryeministrat Bojko Borisov, Edi Rama dhe Zoran Zaev. Motoja e vrapuesit është “ndërlidhje” dhe kështu ai dëshiron të kontribuojë për bashkimin e tri vendeve ballkanike, duke treguar sa i rëndësishëm është projekti i Korridorit Nr. 8 për regjionin tonë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..