Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar nga Çikagoja dhuroi para për spitalin e Slivenit

Një bullgar, i cili po jeton në Çikago të SHBA-së, ia dhuroi 5 700 dollarë repartit të neonatologjisë në spitalin e qytetit Sliven. 60-vjeçari Penço Nedev jeton tashmë 21 vjet në Çikago, ku ka biznes të vet. Ai rregullisht dhuron duke ndihmuar punën e qendrave të ndryshme shëndetësore dhe sociale në Bullgari. “Jam i bindur se mund t’i besojmë njëri-tjetrit, pavarësisht se shumë njerëz nuk mund të kuptojnë se pse e bëj këtë. Ndihmojë prej vitesh dhe shpresoj se kauza të tilla do të bashkojnë gjithnjë e më shumë njerëz”, thotë Nedev. Sipas dhuruesit shembulli personal është shumë i rëndësishëm, "prandaj përpiqem të jem shembull për fëmijët dhe nipërit e mi".




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në KE për pagesën e këstit të dytë në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..

botuar më 25-04-18 12.29.MD

Ura e Danubit kalohet në një korsi, qarkullimi drejt Turqisë është normal

Policia Kufitare ju kujton se në pjesën bullgare të urës së Danubit afër Ruse në kufirin tonë me Rumaninë janë duke u bërë riparime të mëdha, për këtë arsye është vendosur një organizim i përkohshëm i qarkullimit. Qarkullimi kryhet në një..

botuar më 25-04-18 10.52.PD

Parashikimi i motit për 18 prill 2025

Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet perëndimore dhe qendrore do të pakësohen dhe do të mbetet kryesisht me diell. Pas mesditës, do të..

botuar më 25-04-17 7.35.MD