Fushata zgjedhore për deputetë evropian në Bullgari është në mesin e vet, por po kalon si me gjysmë zemër dhe mbase supozimet për një pjesëmarrje modeste në zgjedhjet evropiane do të konfirmohen.
Gjatë hapjes së sesionit veror të parlamentit, të drejtën e tyre për bërjen e deklaratave e shfrytëzuan vetëm dy parti partia në pushtete GERB dhe partia “Volja”. “Patriotët e Bashkuar” dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë nuk deshën që të bëjnë të tilla, kurse Partia Socialiste Bullgare po vazhdon të bojkotojë punën e parlamentit. Shfaqjet individuale të kandidatëve për eurodeputetë sikur nuk dallohen ndër të gjitha informacionet dhe lajmet në media dhe është shumë e vështirë që njeriu të orientohet në mesazhet e drejtuara prej tyre.
Partia Socialiste Bullgare kërkon që kryeministri Bojko Borisov të dalë në pushim, derisa ecën fushata zgjedhore, dhe të mos përdoren para shtetëror për zhvillimin e fushatës zgjedhore të qeveritarëve. Por Borisovi pohon se në programin e tij gjatë ditëve të fundit nuk ka asnjë aktivitet parazgjedhor.
Partia e tij GERB është kritikuar ashpër dhe nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, dhe për faktin se në Bashkimin Evropian ajo zhvillon një lloj politike kurse në Bullgari një politikë tjetër. Për shembull, lëvizja komenton se në Bashkimin Evropian, partia GERB e përkrahë larminë gjuhësore, kurse në Bullgari ndalon përdorimin zyrtar të gjuhëve të tjera.
Fushata e partisë VMRO tregon se, ajo synon të tërheqë votat e nacionalistëve pas prishjes së koalicionit të “Patriotëve të Bashkuar”. Më pak në mediat bullgare pasqyrohen aktivitetet e partisë së biznesmenit Veselin Mareshki “Volja”. Kjo është paradoksale, duke pasur parasysh ajo jep më shumë para për fushatën e vet mediatike pas partisë qeverisëse GERB.
Por, prapë së prapi çdo një prognozë në këtë moment është mjaft e pasigurt, sepse ndoshta disa nga forcat politike kanë ndarë atu të forta për momentin e fundit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..
Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..
Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...