Fushata për zgjedhjet evropiane në Bullgari hyri në gjysmën e dytë dhe deri në përfundimin e saj mbeten dy javë. Partia Socialiste Bullgare (BSP) iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) duke e informuar se sipas ligjit për administratën Kryeministri Bojko Borisov nuk mund ta kryesojë shtabin paraelektoral të partisë në pushtet GERB dhe bëri thirrje që ai të tërhiqet nga ky post. Sipas KQZ-së Kryeministri Borisov nuk e shkel ligjin. Liderja e Socialistëve Kornelija Ninova deklaroi se vendi udhëhiqet prapa skenës dhe Borisov është i varur nga kjo.
Kryetarja e listës së GERB-it dhe të Bashkimit të Forcave Demokratike (SDS) Maria Gabriel bëri thirrje nga ana e vet që me votën e vet zgjedhësit t’i thonë “Jo” konfrontimit dhe “Po” dialogut dhe bashkëpunimit, duke e përkrahur GERB-in më 26 maj. Kryetari i listës së VMRO-s – BND Angell Xhambazki theksoi se në zgjedhjet evropiane ata nuk do të garojnë për prani, por për një rezultat sa më të mirë dhe qëllimi kryesor i VMRO-s është që të fitojë kundër Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Kryetari i DPS-së Mustafa Karadajë bëri apel në praninë e liderit të liberalëve evropianë Hans van Baalen për përkrahje të Lëvizjes nga ana e votuesve, sepse në të bëjnë pjesë njerëz të arsimuar, me kualifikim të lartë, të cilët kanë treguar jo një herë aftësitë e tyre profesionale. Gjatë ditëve të pushimit kandidatët për eurodeputetë të “Atakës” rikujtuan se motoja e tyre është: “Le ta marrim tonën nga Bashkimi Evropian” dhe u bënë apel zgjedhësve për t’i përkrahur në emrin e luftës kundër shpopullimit të Bullgarisë dhe varfërisë sociale.
Agjencia “Mediana” ka llogaritur se dy javë para zgjedhjeve dallimi mes forcave kryesore, që konkurrojnë, GERB dhe BSP, është rritur me 1.5 për qind në krahasim me muajin prill dhe aktualisht ai është 2 për qind në dobi të socialistëve. Kjo sipas agjencisë nuk i detyrohet rritjes së konsiderueshme të peshës elektorale të BSP-së, por është rrjedhojë e pakësimit të përkrahjes për GERB-in. Aktualisht mobilizimi ndër simpatizantët e dy forcave është praktikisht i njëjtë dhe ndoshta erozioni i besimit në GERB është përfunduar. Në këtë situatë të pozitave pothuajse të barazuara, dominimi i njërës, ose tjetrës parti mund të jetë fakt që në momentin e fundit para zgjedhjeve dhe për këtë mund të kontribuojnë “gjëra të vogla”. 26 maji është dita e tretë në serinë e tri ditëve të pushimit në Bullgari dhe atëherë do të votojnë kryesisht këta njerëz, që do të mbeten në shtëpi. Zgjedhësit e GERB-it janë më të pasur dhe mobilë. Disa prej tyre ndoshta do të udhëtojnë dhe nuk do të arrijnë të votojnë, derisa për pensionistët, të cilët nuk janë pjesa kryesore e elektoratit të pushtetarëve, votimi është një nga mundësitë e pakta për shfaqje sociale. Mirëpo, pushtetarët kanë shans për fitore në qoftë se vota e protestës shpërndahet dhe nuk përqendrohet tek oponenti i tyre kryesor – BSP, mendon agjencia “Mediana”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..
Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov..
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime..