Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

13-vjeçari Angell u ndihmon fëmijëve me sëmundje të rënda

Djali dhuron video lojëra për repartet pediatrike në Bullgari

Desisllava dhe Dimitër janë pronarët e një kompanie të vogël bullgare, e cila merret me prodhimin thasëve të gjumit , të krijuar posaçërisht  për nevojat e reparteve të neonatologjisë në spitalet. Përpara 1 viti ata startuaniniciativën  “Thasët e gjumit me kauzë”, dhe deri në këtë moment  ua kanë dhuruar mbi 3 mijë thasë 45 reparteve të lindjes në 31 qytete bullgare.

Një ndihmës i rëndësishëm në firmë  gjatë pushimeve është 13-vjeçari Angell. Një lojtar i ndezur, ai rastësisht has me një histori, e cila krejtësisht e ndryshon perceptimin e tij për e video lojërat.

“Pamë një reportazh” – kujtohet Desisllava. “Aty tregohej për fëmijë, të cilëve unevojitet të kalojnë një kohë të gjatë në spital – me sëmundje onkologjike,fëmijë me transplantime ose me probleme të tjera të rënda shëndetësore. Dhe doli se, video lojërat në spital jo vetëm se i i dëfrenjnë fëmijët, por kanë dhe një efekt terapeutik. Pasi e pa këtë reportazh, ai i bëri një përshtypje të madhe Angellit dhe që atëherë ai mendon se si të mund të bëhet kështu që në të gjitha spitalet bullgare, fëmijët të kenë mundësi të luajnë video lojëra, më shpresën se në këtë mënyrë  do të shërohen më shpejt dhe më shpejtë do të kthehen në shtëpi..

Për orë të numëruara kauza Game on (“Që të gjithë janë në lojë”) fitoi një përkrahje të madhe jo vetëm nga ata e fëmijëve dhe prindërve, por dhe nga ana njerëzve të cilët merren pikërisht me përpunimin e lojërave.


“Njerëzit reaguan menjëherë, përditë marrim dhjetëra lojëra, kështu që mendojmë se, iniciativa e Angjellit me të vërtetë do të jetë e dobishme, aq më shumë se ajo është me rëndësi të madhe për vetë atë – tha Desisllava. – Donim që me këtë fushatë të tërheqim vëmendjen e shoqërisë, që të mund të flitet më shumë për këta fëmijë. Bëmë thirrje që kush ka lojëra për PlayStation 4 dhe dëshiron t’i dhurojë, ta bëjë këtë për kauzën tonë. Qëllimi ynë është që deri më 1 qershor të sigurojmë lojëra për 4 spitale. I pari do të jetë spitali “Llozenec”, ku ka një repart për fëmijë që presin për transplantime ose me organe të transplantuara. Pas kësaj  që të tria spitalet e mëdha të onkologjisë në qytetet Sofje, Plovdiv dhe Varna”.

Tanimë janë gati dhe “stacionet gaming”-  karroca me rrota të punuara me porosi, në të cilat do të instalohet një televizor me konsolë me  lojëra të ndryshme, kufje dhe internet me qasje pa tela. Do të sigurohet mundësi që me fëmijën të mund të luajnë akoma disa fëmijë të tjerë ose prindërit e tij.


“Shpresoj se është me rëndësi që më shumë njerëz të mësojnë për këtë, pavarësisht në se do të marrin pjesë në fushatë, apo jo. Sepse shoqëria  duhet të flasë  për këta fëmijë. Në këtë betejë serioze në jetën e vet ata kanë nevojë prej përkrahje, si dhe për pak gëzim, të cilin ne do të donim t’ua japim, duke iu dhënë mundësi të kalojnë më lehtë dhe në mënyrë më dëfryese kohën, derisa janë në spital” – thotë Desisllava.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD