Duke cituar raportin vjetor të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare për vitin 2018, agjencia informative BGNES informon se vitin e kaluar Bullgaria ka dëbuar nga vendi 15 shtetas të huaj, për të cilët ka pasur dëshmi se janë lidhur me veprimtari terroriste. Kërcënimi kryesor për vendin tonë mbetet terrorizmi ndërkombëtar. Gjatë vitit 2018 rreziku ka qenë lidhur kryesisht me veprimet e “Shtetit Islamik” dhe me personat që identifikohen me ideologjinë e saj. Numri i luftëtarëve të huaj, të cilët kthehen nga rajonet e nxehta të konfliktit është duke u ulur, por ata vazhdojnë të jenë faktori kryesor i kërcënimit, thuhet në raport.
Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të ashtuquajturit “Proces i Rilindjes” dhe ndryshimit të detyruar të emrave të tyre. Në mesin e të..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për momentin është i pamundur për shkak të borës së madhe. Borëpastruesit po pastrojnë borën që bie..
Në ditën e babait, Fondacioni “Prindërimi i përbashkët” organizon një protestë për ndryshimet ligjore që garantojnë që fëmijët e prindërve të ndarë të mund të rriten me kujdesin e të dy prindërve. Aktiviteti do të mbahet nën moton “Jo tjetërsimit prindëror..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje..
Gëzuar Krishtlindjet, të dashur bashkatdhetarë! Në festën e madhe të krishterë të sotme, uroj që çdo shtëpi bullgare të jetë e mbushur me shëndet dhe..