Në kuadrin e vizitës së tij dyditore në Bullgari Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë Heiko Maas u takua dje në mbrëmje me Kryeministrin Bojko Borisov. Të dy shqyrtuan tema aktuale me karakter dypalësh dhe çështje të rendit të ditës të Bashkimit Evropian. U shënua se të dyja shtetet mbeten partnerë strategjikë në fushën e tregtisë dhe të investimeve. Për vitin 2018 këmbimi i mallrave mes vendeve është 8,153 mlrd euro, që është me 11.8 % më shumë në krahasim me 2017-ën. Investimet e Gjermanisë te ne gjatë vitit 2018 janë me përmasë 153,7 mln euro. Sot pritet një takim i Maas me Presidentin Rumen Radev, si dhe një tjetër me Zëvendëskryeministren dhe Ministre të Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva, me ftesë të së cilës po zhvillohet vizita.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..