197 të diplomuarit e vitit 2019 morën diplomat e tyre në Ceremoninë solemne të Diplomimit në Universitetin Amerikan në qytetin Bllagoevgrad (Bullgari Jugperëndimore). Ceremonia u çel nga presidenti i Universitetit Amerikan dr. Steven Sullivan. Të diplomuarit ishin përshëndetur nga Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev. Posaçërisht me rastin e ceremonisë në Bullgari erdhi dhe Julia Watkins – Presidente Emeritus e Universitetit (1993-2003). Në fjalinë e saj ajo nënvizoi atë që është arritur në Universitetin Amerikan të Bullgarasë gjatë këtyre pothuaj 3 dekadave që nga themelimi deri më sot.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës z.Valdrin Lluka ishte i ftuari i veçantë në cilësinë e ish-studentit të Universitetit Amerikan, si një “histori suksesi” e këtij Universiteti, për ta bërë fjalimin e diplomimit. Akoma një “histori e suksesit ishte treguar” në ceremoninë e së dielës – ajo e shqiptarit të diplomuar në vitin 1996 Elvin Guri, i cili është sipërmarrës i dalluar me biznes të madh në Bullgari. Ai u dekorua për shkak të mbështetjes së tij të dhënë për qindra studentë dhe përpjekjet për ta bërë botën një vend më të mirë. Në ceremoni ishin të pranishëm ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës – znj. Donika Hoxha dhe z. Edon Cana.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..