Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arsimi është prioriteti kryesor për të rinjtë në BE

Evropa e bashkuar i tërheq bullgarët e rinj me mundësitë për të udhëtuar

Foto: BGNES

Sipas të dhënave të “Eurobarometer”-it pjesëmarrja e njerëzve të rinj në aktivitete vullnetare, organizata apo zgjedhje është rritur gjatë viteve të fundit. Më shumë se gjysma e evropianëve të rinj mendojnë se prioritetet kryesore janë arsimi dhe përvetësimi i aftësive dhe kompetencave. Mbrojtja e mjedisit dhe ndryshimet e klimës janë në vend të dytë, pas tyre renditen punësimi, menaxhimi i flukseve të migrantëve dhe integrimi i refugjatëve. Këto duhet të jenë dhe prioritetet e BE-së pas zgjedhjeve të ardhshme evropiane.

Analistët pohojnë se sot të rinjtë janë më të arsimuar dhe i përdorin teknologjitë informative dhe të komunikacionit në mënyrë kreative. Programet e BE-së për të rinjtë janë shumë atraktive dhe ky është theksi i politikës për të rinjtë, nënvizoi kryetari i Zyrës së Parlamentit Evropian në Bullgari Teodor Stojçev për Radion Kombëtare Bullgare.

Teodor StojçevMë i njohur është programi ERASMUS, milionë njerëz tashmë kanë marrë pjesë në të. Ai është i hapur edhe për shtetet jashtë Bashkimit Evropian dhe ideja është që gjithnjë e më shumë të rinj të ndjekin programin studimor të specialitetit që e kanë zgjedhur në shtet të tjera. Kështu ata mësojnë më mirë gjuhën e huaj dhe takojnë njerëz nga shtete të ndryshme të BE-së. Nuk është e rastit se flasim për “brezin e ERASMUS-it”.

Dhe meqenëse debati për të ardhmen e BE-së është në kulmin e vet, pyetëm disa studentë nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment i Ohrit” në cilën Evropë dëshirojnë të jetojnë. Simeon Tonev është student në specialitetin e drejtësisë në vitin e parë. Dhe pohon se ka udhëtuar shumë në Evropë dhe planifikon të aplikojë për pjesëmarrje në programin për shkëmbim arsimor – për të grumbulluar më shumë përvojë, lidhur me specialitetin e tij:

Bashkimi Evropian mund të jetë akoma më afër njerëzve. – mendon ai. Standardet e dyfishta janë një problem, që i ndan njerëzit. Për mua Bashkimi Evropian është një mirësi, të cilën do ta ruajmë në Evropë vetëm me anë të angazhimeve të bashkëpunimit. Unë personalisht nuk mendoj se duhet të krahasohen vazhdimisht të dy shtetet – Bullgaria dhe Rumania. Pavarësisht se jemi shtete-fqinje, ne kemi politika të ndryshme të brendshme dhe të jashtme, prandaj aplikimi i kritereve të njëjta akoma gjatë aderimit tonë në BE në vitin 2007 ishte një gjë e padrejtë”.

Ivan-Asen Ivanov është student i vitit të dytë në specialitetin e politologjisë dhe thotë se BE nuk është një produkt përfundimtar, por është një sistem, i cili zhvillohet vazhdimisht dhe ne duhet të vendosim në cilën drejtim të ecim – drejt integrimit më të fortë ndërmjet anëtarëve, apo përkundrazi:

Akoma që kur isha nxënës i ndjek me vëmendje të gjitha ngjarjet dhe proceset që zhvillohen në Evropë dhe mënyrën, në të cilën komuniteti është duke u ndryshuar dhe në të cilën do të ndryshojë edhe mënyrën tonë të jetesës. Bota, në të cilën po jetojmë kërkon nga ne që të bashkohemi, kërkon mirëkuptim më të mirë për problemet e përbashkëta të njerëzimit. Mendoj se në botën globale pa projekte si Bashkimi Evropian problemet ndërkombëtare nuk do të mund të gjejnë zgjidhjen e tyre. I kam parasysh ndryshimet e klimës (një problem që do të fillojë të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e të gjithë njerëzve në Planet). E kam parasysh dhe sigurinë ndërkombëtare – jemi dëshmitarë të kërcënimeve nga ana e grupeve terroriste dhe sulmeve hibride nga drejtime të ndryshme – këto dukuri ndikojnë fortë mirëqenien e njerëzve dhe shtetet e vogla si Bullgaria janë më të mbrojtura, në se janë pjesë e një organizate më të madhe, si Bashkimi Evropian.”

BE nuk është shtet dhe deputetët tanë në Parlamentin Evropian janë kryesisht bullgarë, prandaj dhe interesat tona kombëtare qëndrojnë mbi çdo gjë tjetër, është kategorike Teodora Simova, e cila studion në degën e drejtësisë:

Mendoj se zëri i njeriut të veçantë nuk dëgjohet në Bashkimin Evropian. Në Kuvendin tonë Popullor duhet të zhvillohen debate të lidhura me çdo një vendim që votohet nga deputetët tanë në BE. Nuk mendoj se protestat e qytetarëve japin rezultat, në shumicën e rasteve ato vijnë tepër vonë dhe nuk ndryshojnë asgjë. Përveç kësaj mendoj se Evropa duhet t’ua kushtojë një vëmendje më të madhe vendeve të vogla. Mendoj se interesat tona nuk janë aq të mbrojtura siç janë interesat e qytetarëve nga shtetet e Evropës Perëndimore. Akoma nuk di se për kë do të votoj në zgjedhjet e ardhshme evropiane, por do të informohem mirë, sepse dëshiroj të zgjedhë një njeri, i cili do të mbrojë interesat e qytetarëve.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD

Shënojmë Ditën Botërore të Sëmundjeve të Rralla

Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..

botuar më 25-02-28 1.22.MD