Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arsimi profesional po kthehet

Foto: dominoproject.bg

Që nga mesi i shekullit të kaluar në Bullgari përgatitja e përgjithshme arsimore gjithmonë ka ecur paralelisht me atë profesionale. Në fillim të viteve 80 në vazhdim të 10 vjetëve të dyja sistemet ishin të bashkuara në të ashtuquajturat “komplekse mësimore profesionale”. Atëherë si një model i suksesshëm u imponuan dhe teknikumet elitare, të cilët bashkë me shkollat e mesme profesionale-teknike, tërhiqnin një numër jashtëzakonisht të madh nxënësish Specialitetet përfshinin industrinë, bujqësinë, tregtinë, ndërtimin, industrinë ushqimore e të tjera. Në fillim të demokracisë interesi ndaj këtij modeli u ul, por gjatë viteve të fundit papunësia dhe mangësia e kuadrove në degë të caktuara të ekonomisë përsëri nxorën në plan të parë interesin ndaj këtij arsimi. Që nga viti 2015 ai kryhet me përkrahjen financiare të programit bullgaro-zviceran DOMINO (arsimi dual /i dyfishtë/ për kërkesat moderne dhe nevojat e shoqërisë). Falë sistemit, “mësim përmes punës” më shumë se 1500 nxënës në të gjithë vendin arsimohen në 12 profesione.

Projekti nisi gjatë vitit 2015 me kërkesë të Bullgarisë – tregon Petja Evtimova, drejtuese e projektit bullgaro-zviceran DOMINO. Ideja qe që të mund të shikohet në 10 shkolla bullgare nëse ky model punon. Për 4 vjetët, interesi u rrit kaq shumë, saqë tanimë kemi 32 shkolla të cilat marrin pjesë në projekt, kurse jashtë tij shkollat, të cilat filluan të aplikojnë po këtë model janë 78. E veçanta tek ai është se, gjatë 2 vjetëve të fundit të arsimit, nxënësit në gjimnazet profesionale janë 2-3 ditë në stazh dhe 2-3 ditë në shkollë, çdo javë. Përgjithësisht në vend mbi 250 ndërmarrje filluan të bashkëpunojnë me shkolla dhe jo në vend të fundit të ofrojnë mundësi që nxënësit të fillojnë punë pas përfundimit të arsimit të mesëm. Në kuadrin e projektit kemi disa klasa të cilat kanë përfunduar, kurse përqindja e punësimit të atyre të cilët kanë përfunduar është 70. Bile ata, të cilët zgjedhin të mësojnë për marrjen e arsimit të lartë, për shkak të perspektivës së mirë, të cilën firmat ju propozojnë, zgjedhin të mësojnë në bazë të formës me korrespondencë, që të mund të fillojnë zhvillimin e vet të karrierës.

Që të mund të vazhdojë funksionimi i suksesshëm i modelit dhe pas përfundimit të projektit, me ndihmën e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës janë bërë ndryshime të konsiderueshme në Ligjin për arsimin profesional. Mes profesioneve, të përfshira në arsimin dual /të dyfishtë/ janë teknikët e makinave, elektroteknikët, teknikët e automjeteve dhe teknikët e mjeteve elektrike të transportit. Arsimi dual zhvillohet shumë mirë dhe në fushën e prodhimit të mobilieve, kurse nga sfera e shërbimeve në turizëm kërkohen më tepër kuzhinierë dhe pronarë restorantesh.

Eleonora Angjellova nga qyteti Dobriç e cila është 17 vjeçe arsimohet në bazë të modelit dual në gjimnazin profesional për turizëm, në profilin kuzhinier. Ajo e cila e tërheq në profesionin e saj është: “Dashuria, pasioni, dëfrimi në kuzhinë, përveç punës. Ky profesion është interesant, i këndshëm dhe të përmbush me shumë kënaqësi.

Mentor i Eleonorës në gatim është Viktor Zheçev, instruktori kryesor në restorantin mësimor pranë Akademisë Kulinare HRC:

Shpresoj se do t’i përgatisë mirë nxënësit e mi, kështu që pas kësaj ata të mund bëjnë zgjedhjen e drejtë se në çfarë kuzhine duan të gatuajnë, çfarë kuzhinierësh duan të bëhen. Mbështetemi maksimalisht tek produkti vendas bullgar dhe ushqimet sezonale. Tani ka fermerë të shumtë, të cilët fusin të gjithë energjinë e tyre në cilësinë e ushqimit. Mundohemi të përdorim produktet, të cilat me të vërtetë janë në themel të recetave të shumta, qofshi ato bullgare ose ballkanase. Të gjitha produktet mund të përfshihen në një mënyrë e cila njëkohësisht ruan frymën e traditës dhe tingëllon në mënyrë të ndryshme. Si tërësi djemtë dhe vajzat, të cilët i mësoj kanë dhunti të jashtëzakonshme, shumë prej tyre tani janë kuzhinierë të shkëlqyer. Gëzohem shumë se mund t’i quaj kolegë të mi si dhe shokë të mi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: dominoproject.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD

Fshati Gomotarci ruan gjallë kujtesën dhe traditat e prodhimit të verës, por ka edhe jo pak probleme

Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..

botuar më 24-09-21 8.30.PD

11 universitete nga 9 shtete marrin pjesë në Konferencën “Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”

Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me pjesëmarrësit e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Udhëtimit "Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”. Projekti, i cili po realizohet nën patronazhin e nëndëspresidentit, përfshin kërkime..

botuar më 24-09-19 10.02.PD