Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dekoratë presidenciale për Unionin e Gazetarëve Bullgarë

Foto: BGNES

Presidenti bullgar Ruman Radev dekoroi Unionin e Gazetarëve Bullgarë me çmimin “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”. Në ceremoninë e kremtimit të përvjetorit të 175-të të themelimit të botimit të parë periodik “Ljubosllovie” dhe të 125-të vjetorit të lëvizjes së organizuar të gazetarëve, Radevi tha se asnjë epokë nuk është e favorshme për gazetarinë. Ai nënvizoi se sot ka personalitete, të cilët dinë se gazetaria është para së gjithësh mision dhe pastaj – profesion. Kryetarja e Unionit të Gazetarëve Bullgarë Snezhana Todorova bëri thirrje për dialog me pushtetin legjislativ dhe për respektimin e pozitave të gazetarëve në miratimin e ndryshimeve legjislative, të cilat organizojnë veprimtarinë e mediave në Bullgari.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bozhidar Bozhanov

Si ministre e Jashtme, Maria Gabriel ka negociuar për heqjen e emrit të Pevskit nga lista “Magnitsky”

Maria Gabriel nga GERB ka bërë përpjekje për të hequr sanksionet “Magnitsky” ndaj Deljan Pevskit dhe personave të tjerë. Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur ajo ka qenë zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme (nga 6 qershori 2023 deri më 9..

botuar më 25-10-29 6.23.MD

Sindikatat kundërshtojnë pagën minimale prej 605 eurosh, po përgatitin protestë

Dy sindikatat më të mëdha në Bullgari – Konfederata e Sindikatave dhe Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa” – po organizojnë një veprim paralajmërues protestues para ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Ajo është e planifikuar për 31 tetor,..

botuar më 25-10-29 2.54.MD

Gati 60% e të punësuarve në Bullgari marrin paga nën nivelin e shpenzimeve jetike

Të ardhurat e nevojshme mujore për të mbajtur një person të punësuar, që jeton vetëm, në shtator 2025 ishin 1547 leva (748 euro). Për një familje me tre anëtarë dhe një fëmijë deri në 14 vjeç nevojiten 2785 leva (1346 euro). Këto të dhëna i bëri të..

botuar më 25-10-29 1.35.MD