Radinka Stefanova është një krijuese amatore. Përpara 3 vjetëve fillon të merret me diçka të pazakonshme – më parë shikon në internet video mësime për punime të ndryshme prej leshi dhe kështu fillon të punojë sende të ndryshme për shtëpi – shtojzovalle dekorative dhe shtëpi për macet. Jo pas shumë kohe bën dhe provën e parë të krijojë piktura prej leshi dhe ato kthehen në një kartëvizitë të saj.
“Teknika është e njohur prej bullgarëve prej shumë shekujve. Ka dy mënyra për punimin e leshit – me ujë dhe sapun, me të cilët leshit ia jepet formën e duhur, ose duke përdorur gjilpërë për këtë qëllim. Por, metoda në të cilën unë i krijoj pikturat, nuk është as njëra, as tjetra, por më tepër përbën një pikturim me anë të leshit – fijet vendosen në shtresa njëra mbi tjetrën. Kështu ajo që e mban pikturën që të mos lëvizë është qelqi, i vendosur mbi fijet” – tregon për punën e vet Radinka Stefanova.
I gjithë procesi i krijimit të pikturave kërkon shumë punë dhe kohë. Në fillim vendoset një stof shumë finë mbi bazën dhe atëherë sipër tij vendosen shtresa prej leshi me trashësi të ndryshme. Fillohet nga sfondi, pas tij formohen objektet në një plan të pasmë dhe në fund bëhen ato të cilat do të jenë më përpara. Radinka tregon se e pëlqen këtë metodë, sepse kështu mund të bëjë korrigjime dhe në qoftë se nuk i pëlqen diçka, gjithmonë mund ta bëjë përsëri pjesën përkatëse dhe kur e pëlqen në të vërtetë, mund ta vendosë mbi shtresat e renditura.
“Me rëndësi të madhe është drejtimi i fijeve dhe renditja e tyre, sepse në qoftë se ato vendosen në mënyrë jo të përshtatshme, efekti nuk do të jetë ky, të cilin duam që ta arrijmë” – sqaron Radinka Stefanova. “Drejtimi i fijes është një gjë shumë e rëndësishme tek fytyrat dhe trupat, sepse për ndryshe shprehja dhe kthesat nuk duken të natyrshme kurse qimet e kafshëve duken të shpupurishura”.

Kur i respekton këto rregulla, pikturat e shkëlqyera prej leshi fillojnë jetën e tyre - të gjalla, shprehëse, sikurse të paprekura nga dora e njeriut. Tërheq vëmendjen dhe larmia e madhe e temave, të zgjedhura nga autorja – njerëz, kafshë, peizazhe, lule. Pohon se nuk ka motive të preferuara, por ka tema të parapëlqyera.
"Princi i Vogël është një temë e dashur prej meje, si dhe pikturat me një mesazh, të cilat të detyrojnë të mendosh. Një e tillë për mua është piktura me krahët e engjëjve, një simbol i dashurisë së nënës. Ekziston një krijim i ngjashëm, i pikturuar me bojëra vaji dhe me pëlqeu shumë kur e pash – tregon Radinka Stefanova. Unë personalisht e shpjegoj në këtë mënyrë: ky është një engjëll i cili ka zbritur në Tokë dhe i ka shkëputur krahët e veta, i ka lënë pas dore, që të shkojë tek fëmijët e vet dhe të kujdeset për ta. Kjo është një nga pikturat, në të cilat gjej një kuptim të thellë."

Për Radinka Stefanovën është me një rëndësi të madhe që pamjet të sjellin diçka personale. Ajo dëshiron që çdo një njeri të ndiejë se piktura është e tija, kurse gëzimi i saj më i madh është kur njeriu e pëlqen atë të cilën e shikon.
"Shumë të paktë janë njerëzit të cilët punojnë gjëra të tilla, në Bullgari nuk ndahet përvoja, gjë e cila nuk është gjë e mirë – mendon Radinka Stefanova. Ka njerëz , të cilët tregojnë interes, por nuk ka se kujt t’i drejtohen me pyetjet të cilat i kanë, nuk ka kurse ose shkolla të tilla të specializuara. Prandaj e drejtoj apelin tim ndaj të gjithëve të cilët merren me ndonjë lloj arti, për pak më shumë dëshirë që të ndajnë përvojën e vet si dhe dijet e veta. Sepse ka vend për të gjithë, zanati nuk duhet të fshihet, dhe le t’i japim mundësi secilit që të dëshiron të merret me gjëra të tilla, që të tregojë se çfarë mban nga brenda dhe se çfarë mund të krijojë."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale..