Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një vatër kulture me emrin e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij është rinovuar plotësisht pas përmbytjes së madhe në fshatin Dollni Bogrov

“Vatra jonë e kulturës mbeti vendi i vetëm për ngjarje festive dhe për veprimtari kulturore në fshat” – thonë banuesit e fshatit Dollni Bogrov. Atyre u vjen keq se nuk kanë shkollë, sepse fshati është i madh dhe ka familje të shumta me fëmijë. Vatra e kulturës vendase, me emrin e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, prej viteve është kthyer në një qendër tërheqëse për grupet amatore të vallëzimit, dhe për ato të fëmijëve, për klubet sportive dhe për më tepër për adhuruesit e letërsisë artistike. Vatra e kulturës krenohet me numrin e madh dhe të pasur prej librave të rinj e të bukur, pjesa më e madhe prej tyre të dhuruara nga vetë shtëpitë botuese, dhe po kështu dhe prej dhuruesve privat.

Kryetarja e vatrës së kulturës Rumjana Krëstanova jeton në fshatin Dollni Bogrov prej 30 vjetëve dhe pikërisht ajo është njeriu, i cili e shpëton bibliotekën dhe vatrën e kulturës pas përmbytjes së madhe në fshat e cila le shumë banues pa shtëpi gjatë verës së vitit 2005. Si rezultat i shirave të dendura në periudhënnga 4 deri më 7 gusht gjatë vitit 2005 në rrethin e ë Sofjes u krijua një situatë jashtëzakonisht e rëndë. Qindra shtëpi ishin përmbytur, gjë e cila imponoi evakuimin e përgjithësisht 5 504 njerëzve, 1500 prej të cilave nga fshati Dollni Bogrov. Vetëm disa minuta para stuhisë së madhe godina e vatrës së kulturës “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” ka qenë plotë me fëmijë.“Ishte ora 5 e pasdites, filloi të bjerrë një shi me rrebesh dhe unë po shikoja, sesi forca e shiut po shtohej, kurse njerëzit nga fshati prognozonin një përmbytje të madhe” – i kujtohet Rumjana Krëstanova.

“Për vizitë tek ne ishte një artiste me pseudonimin Lejdi Elen. Ajo u thoshte fëmijëve sesa e rëndësishme është që të çlirohen nga të gjitha frikësimet. Fëmijët dëfrenin, por e shikoja se gjendja bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe i thash Lejdi Elen të nxitojë që të kthehet në Sofje, përpara se uji të vërshojë nëpër rrugë. Erdhën kamionë plotë me rërë, që ta derdhin tek lumi – një masë parandaluese kundër përmbytjes. Pak pasi që të gjithë u larguam dhe vetëm 15 minuta pasi unë ktheva në shtëpi, më telefonuan se, vatra e kulturës është mbushur me ujë. Menjëherë u ktheva mbrapsht, kurse nuk arrita të hyjë në godinë. Çdo gjë ishte në ujë. As dokumentacionin, asgjë nuk mundëm të shpëtojmë. Deri në ditën tjetër uji hyri në të gjithë ambientin. Një javë të tërë dhomat ishim plot me ujë. Librat ishin mbuluar me baltë. Vetëm dy rafte mbetën të paprekur. Kostumet dhe veshjet popullore, me të cilët fëmijët dalin në skenë, ishin po kështu të ndotur. Pas kësaj mblodhëm që të gjitha librat në thasë dhe i hodhëm. Qe një situatë tepër e mjerueshme, sepse vetëm për një ditë u shkatërruan gjëra të mbledhura dhe të krijuara prej dhjetëra viteve. Që atëherë filluan mundimet tona. Të gjitha gjërat nga vatra e kulturës i zhvendosëm në ndërtesën e shkollës, por aty nuk kishte se çfarë t’u propozojmë lexuesve. Kishin mbetur vetëm rreth 1000 libra të paprekur.”

Në këtë moment tepër kritik për fshatin Dollni Bogrov, Rumjana Krëstanovës nuk i mbetet asgjë tjetër, përveç se të kërkojë një kontakt personal me shtëpi të mëdha botuese bullgare dhe të kërkojë ndihmë dhe dhurime. Asnjë nuk mbetet indiferent ndaj vuajtjeve të vatrës së kulturës të fshatit. Botuesit dhurojnë 600 librat e parë, me të cilët japin shpresë se përpjekjet e bëra ia vlejnë dhe se puna duhet të vazhdojë.


“Për 2-3 vjet mundëm të mbledhim rreth 5 mijë vëllime, kurse tani ato janë tanimë rreth 7 mijë” – thotë Rumjana Krëstanova: “Nga shtëpitë botuese mora falas shumë libra të bukur, por po kështu dhe prej personave privatë morëm dhurime për bibliotekën. Ato tani janë më të kërkuar nga lexuesit. Librat, ndaj të cilëve nuk ka interes ne i ndajmë mënjanë dhe i këmbejmë me të rinj, me krijime të vlefshme. Kështu në vatrën e kulturës përsëri filluan të vijnë njerëz, të tërhequr nga mundësia që të marrin një libër të mirë dhe interesant. Shumë mirë bashkëpunojmë me edukatorët nga kopshti i fëmijëve “Zornica”, i vetmi në fshat. Fëmijët shpesh na vizitojnë dhe ne u tregojmë për bibliotekën, iu dhurojmë libra dhe me këtë shpresojmë se kur të rriten edhe ca të fillojnë vetë të vizitojnë bibliotekën. Vatra e kulturës tanimë mund të lavdërohet dhe me një godinë të re, të riparuar me mjetet e bashkisë. Në këtë mënyrë me dhurime të shumta dhe punë këmbëngulëse vumë një fillim të ri të vatrës së kulturës në fshatin Dollni Bogrov”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: chitalishta.com и bibliobg.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD