Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Varreza e Silistrës do të mund të vizitohet nga turistët, të cilët janë regjistruar paraprakisht në Muzeun Regjional Historik

Foto: arkiv

Megjithëse Varreza e Silistrës është monumenti i parë kombëtar i kulturës i regjistruar te ne gjatë vitit 1948 ajo është pothuajse e panjohur në Bullgari. Kjo i detyrohet faktit se deri përpara pak kohe ajo ishte e mbyllur për turistët për shkak të nivelit të lartë të lagështisë, e cila i asgjëson freskat. Mirëpo, sistemi i ri klimatik tashmë jep mundësi që objekti të vizitohet pas regjistrimit paraprak të turistëve në Muzeun Regjional Historik.

Varreza e Silistrës është unikale për shkak të pikturave të saj në mur. Ato përbëjnë figura gjeometrike, kafshore dhe njerëzore, skena gjuetie dhe familjare. Stilistika e tyre është në përputhje me traditat e helenizmit. Mënyra e pikturimit i përket epokës së perandorit romak Konstandin. Monumenti arkeologjik u zbulua rastësisht në vitin 1942 në rajonin e qytetit Silistra pranë lumit Danub, ku dikur ka qenë nekropoli antik Durostorum – një prej qyteteve më të rëndësishme romake të Danubit të Poshtëm gjatë shekujve II – VI. Varreza është ndërtuar me tulla dhe hyrja e saj është nga lindja. Atje në një mur të bardh ka një larim prej 11 fushave drejtkëndëshe të përfshira në një kornizë me ngjyrë të kuqe. Pikturat e shumta në mur tregojnë se varreza ka qenë e ndonjë romaku të shquar. Në fushën qendrore është figura e sundimtarit me tërë shtatin e tij, ndërsa pranë tij është e shoqja. Në fushat e tjera janë pikturuar nëntë shërbëtorët, si dhe një çift pëllëmbësh dhe pallonjsh, të cilët pinë ujin e gjallë të jetës së përjetshme nga një vazo e madhe. Pikturat në mur na bëjnë që të mendojmë se patrici ka qenë pagan, i cili ka jetuar në kufirin e paganizmit dhe lindjes së krishterimit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij

Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e  Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..

botuar më 24-06-15 10.00.PD

Bashkia Çepellare pret mysafirët e saj me një rrugë të re turistike

Këtë verë, të ftuarit e bashkisë Çepelare do të mund të diversifikojnë pushimet e tyre në natyrën e bukur të Rodopeve me një tjetër rrugë malore. Bëhet fjalë për shtegun e ri turistik “Laboratori i shpellës, Stara Pllanina, shpella e Topçetos, shtylla e..

botuar më 24-06-08 10.30.PD

Turistët meksikanë vijnë tek ne për turne kulturore

Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është..

botuar më 24-05-26 6.10.PD