Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet Evropiane 2019: Sot në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve për Parlament Evropian

Sot, më 25 maj, është dita e reflektimit para zgjedhjeve për Parlament Evropian, të cilat do të zhvillohen ditën e diel, më 26 maj. Në ditën e reflektimit ndalohet shpallja e prognozave për rezultatet e zgjedhjeve në bazë të sondazheve të opinionit publik. Me vendim të autoriteteve bashkiake, në Sofje dhe në shumicën e qyteteve të vendit, për shkak të përkimit të ditës së reflektimit me ballot e maturantëve, përdorimi i alkoolit është i lejuar. Shitja, ofrimi dhe përdorimi i pijeve alkoolike më 25 dhe 26 maj janë ndaluar vetëm në lokalet që janë në afërsi të seksioneve të zgjedhjeve. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve numri i votuesve në listat paraprake të votimit në Bullgari janë mbi 6 300 000.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plaka përkujtimore e Shën Ivan Rillskit në katedralen në Estergom, vendosur me rastin e Ditës së Miqësisë Hungarezo-Bullgare

Një prift bullgar ofron lutje për suksesin e bisedimeve paqësore në Budapest

Zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko, deklaroi se Moska nuk ka zhvilluar bisedime për fluturimin e mundshëm të avionit presidencial të Vlladimir Putinit mbi Poloninë, Rumaninë dhe Bullgarinë drejt Budapestit. “Është ende herët për..

botuar më 25-10-20 9.32.PD
Daniell Mitov.

Ministri i brendshëm tha se shërbimet ruse po ndihmojnë emigracionin e paligjshëm

Spiunë rusë dhe grupe humanitare ekstremisht të majta po bashkëpunojnë me trafikantët e qenieve njerëzore për të përmbytur Evropën me emigrantë të paligjshëm, shkruan gazeta “The Times”, duke cituar ministrin e brendshëm bullgar Daniell Mitov. Ai tha..

botuar më 25-10-20 9.11.PD

Shkalla e papunësisë në Bullgari mbetet e ulët

Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..

botuar më 25-10-19 10.15.PD