Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimi i Patrikut bullgar Neofit me Ambasadoren Donika Hoxha

Foto: Ambasada shqiptare në Sofje

Të enjten në Sofje u zhvillua takimi i Patrikut të shenjtë të Bullgarisë Neofit me Shkëlqesinë e saj Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha. Ajo falënderoi për nderin e madh dhe vëmendjen e treguar nga ana e kreut të Kishës Ortodokse Bullgare dhe nënvizoi se Bullgaria dhe Shqipëria janë vende me të kaluarën e afërt dhe me histori të përbashkët. “Kisha Shqiptare është me e re sesa e jotja - Kisha Bullgare është ndër më të vjetrat në Evropë, me shumë tradita në përhapjen e së mirës ndër njerëzit” – tha Ambasadorja Hoxha, duke shtuar se 26% prej popullsisë së shtetit të saj janë pjesë e bashkësisë ortodokse shqiptare dhe kishat ortodokse në Shqipëri tashmë janë më shumë se 1 mijë.

“Duhet të jetojmë në paqe dhe mirëkuptim. Shpresojmë se Gadishulli Ballkanik do të jetë një vend i paqes dhe i sukseseve në zhvillimin e tij të ardhshëm”, tha Tërëshenjtëria e tij Patriku Neofit. Ambasadorja Hoxha tha gjithashtu se Bullgaria është një nga përkrahësit më të mëdhenj të Shqipërisë në rrugëtimin e shtetit të saj ndaj anëtarësisë në Bashkimin Evropian – gjë e cila akoma më shumë i forcon lidhjet ndërmjet të dyja shteteve. Ajo shtoi gjithashtu se Ambasada e Republikës së Shqipërisë është e hapur për të gjitha nismat dhe veprimtaritë, me të cilat Kisha Ortodokse Bullgare do të dëshironte të bashkëpunonte me qeverinë e Shqipërisë në përkrahje të minoritetit bullgar në vend. Takimi përfundoi me urime për suksese të ardhshme në bashkëpunim dhe për iniciative të reja të dobishme. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të pastrehët në Sofje dhe profili i tyre në fokus të një studimi evropian

Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që përfshiu 35 qytete evropiane, në kuadër të projektit ndërkombëtar “Numërimi Evropian i të Pastrehëve”,..

botuar më 25-11-23 6.55.PD

Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë

Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë në 9 për qind të studentëve aktivë. Këtë e tregon Renditja vjetore e universiteteve në vend...

botuar më 25-11-23 5.25.PD

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..

botuar më 25-11-22 1.10.MD