Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e zgjedhjeve në Bullgari po kalon normalisht

Foto: BGNES

Dita e zgjedhjeve në Bullgari po kalon normalisht, pa sinjale për shkelje të konsiderueshme. Sipas të Dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 10.00, kohë lokale, aktiviteti mesatar në vend ka qenë 6,84%. Ky nivel është më i ulët nga ai i regjistruar në të njëjtën orë në zgjedhjet e kaluara evropiane në vitin 2014. Sipas exit poll të “Gallup Internation”, të kërkuar dhe të financuar nga Radioja Kombëtare Bullgare, aktiviteti zgjedhor deri në orën 13.00 është 16.1% . Drejtori i agjencisë Përvan Simeonov prognozon aktivitet të ulët zgjedhor, siç është zakonisht në zgjedhjet evropiane. Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se situata në vend është e qetë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, vende-vende në ultësira dhe lugina nga 1° deri në 4°, në Sofje rreth 4°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell por me erë. Maksimumi do të jetë nga 20° deri në 25°, në Sofje -..

botuar më 24-11-01 7.35.MD

BSP i bëri thirrje Prokurorisë që të përgjigjet shpejt ndaj raporteve për një votim të manipuluar

Raportimet e shumta për manipulim të votës së qytetarëve bullgarë, për falsifikim të fletëve të votimit, për shtim votash, për vota të detyruara, të kontrolluara dhe të blera, të cilat përhapen në mjedisin publik pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme..

botuar më 24-11-01 4.17.MD