“Do të organizojmë zgjedhje të drejtpërdrejta për kryetar të ri të Partisë Socialiste Bullgare. Brenda një-dy muajve mendoj se do të përfundojë procedura”, tha liderja e Partisë Socialsite Bullgare (BSP) Kornelia Ninova. Sipas saj përgjegjësia për humbjen në zgjedhjet për Parlament Evropian duhet të jetë solidare – e të gjithëve. Do të zhvillohen konferenca zgjedhore në të gjitha bashkitë. Në to do të bëhen analiza – pse kemi humbur në vendet konkrete. Kurse në rendin e ditës do të përfshihet zgjedhja e udhëheqësve të strukturave partiake lokale, kërkoi liderja e BSP-së. Në të ardhmen e afërt do të diskutohet dhe kthimi i deputetëve socialistë në seancat e Kuvendit Popullor, premtoi Kornelija Ninova.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..