Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është ndër vendet në BE me punësim më të ulët sezonal

Foto: BGNES

Bullgaria është ndër pesë vendet në BE me përqindje më të ulët të punësimit sezonal, tregojnë të dhënat e analizës së Eurostatit për tendencat e tregut në Bashkimin Evropian për emërimin sezonal të punonjësve gjatë vitit 2018. Për Bullgarinë ky tregues është 4% e punonjësve sezonalë të moshës 15-64 vjeç, ndërsa treguesi mesatar për BE-në është 14%. Sipas këtyre të dhënave vitin e kaluar në Bullgari ka pasur rreth 130 000 punonjës sezonalë në sfondin 3.2 mln vetave ekonomikisht aktivë për periudhën e shënuar. Punësimi i përkohshëm u përket kryesisht njerëzve me arsim tetëvjeçar, ose me arsim më të ulët – 80 000.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Borisllav Gucanov

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale premtoi se nuk do të ketë të dëmtuar nga buxheti i parë në euro

Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, në lidhje me përgatitjen e projektbuxhetit për vitin 2026. “Nuk e di kush thotë se “rregulli..

botuar më 25-10-27 1.41.MD
Georgi Georgiev

Bullgaria pret që të hiqet nga “Lista Gri” e FATF-së

Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Këtë e deklaroi ministri i drejtësisë, Georgi Georgiev, për BNT...

botuar më 25-10-27 10.06.PD

Agjencia “Mjara”: Krimet dhe incidentet mbeten burimi kryesor i tensioneve

Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë..

botuar më 25-10-26 10.15.PD