Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mbetet në vendin e 48-të në klasifikimin e konkurrueshmërisë globale

Foto: arkiv

Bullgaria mbetet në vendin e vet të mëparshëm – 48-të në klasifikimin vjetor të konkurrueshmërisë globale të organizuar nga Instituti zviceran i Zhvillimit të Menaxhimit IMD. Pranë nesh ndodhen Rumania – në vendin e 49-të dhe Hungaria – në atë 47-të. Shteti ynë ka tregues më të mirë sa i përket nivelit të çmimeve, qëndrueshmërisë fiskale dhe sistemit tatimor. Sfidat para Bullgarisë sipas raportit të Institutit janë sistemi i drejtësisë, korrupsioni, infrastruktura, cilësia e arsimit, qasja në shërbimet shëndetësore, numri gjithnjë e më i ulët i punëtorëve të kualifikuar dhe reformat strukturore për aderim në Eurozonë dhe në Bashkimin Bankar të BE-së.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kapiten legjendar bullgar nis një udhëtim të vetëm rreth botës

Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..

botuar më 25-10-23 9.51.PD

Universiteti i Sofjes merr përsipër presidencën e aleancës “Transform4Europe” për një vit

Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..

botuar më 25-10-23 9.01.PD

Parashikimi i motit për 23 tetorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..

botuar më 25-10-22 7.35.MD