Rritja e çmimit të korrentit dhe ngrohjes qendrore në Bullgari nga 1 korriku i këtij viti është për shkaqe që nuk varen nga Bullgaria dhe mbi të cilat as qeveria, as Enti Rregullator i Ujit dhe Energjisë nuk mund të ndikojnë. Kryetari i Entit Ivan Ivanov tha se një nga arsyet është rritja e çmimit të emetimeve të dyoksidit të karbonit në tregjet botërore, i cili në bursat evropiane arriti 25 euro/ton. Këto emetime blihen nga të gjitha kompanitë energjetike. Arsyeja e dytë është situata e ndërlikuar me Iranin dhe Venezuelën, të cilët rritën çmimin e naftës, kurse ai merr pjesë në formulën për llogaritjen e çmimit të gazit natyror, shpjegoi Ivanovi.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..