Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli shpërndarjen përfundimtare të mandateve për deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian. Partia GERB dërgon në PE 6 përfaqësues të saj, Partia Socialiste opozitare (BSP) – 5 deputetë, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – 3, VMRO do të ketë dy deputetë evropianë, kurse koalicioni i së djathtës “Bullgaria Demokratike” – një.
Ndryshime pas votimit ka në listat e kandidatëve të dy partive – BSP (kandidati i pestë në listën fillestare Sergej Stamnishev zë vendin e dytë). Zgjedhësit e VMRO-së kanë parapëlqyer kandidatin e katërt – regjisori Andrej Sllabakov, i cili do të jetë evrodeputeti i dytë i kësaj partie. Pjesëmarrja e zgjedhësve është 32.46 për qind. GERB fiton 31.07 për qind, Partia Socialiste Bullgare – 24.26%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë - 16.55%, VMRO - 7.36 për qind dhe “Bullgaria Demokratike” 6,06%. Me “Nuk përkrah askë” kanë votuar pak mbi 3% të votuesve.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..