Zëvendëskryetari i GERB-it Cvetan Cvetanov dha dorëheqje.
Ai largohet nga drejtoria e partisë dhe mbetet anëtar i saj i rregullt. Kjo u bë e qartë pas një bisedimi midis Kryetarit të GERB-it Bojko Borisov dhe Cvetan Cvteanovit. Në profilin e vet në Facebook Cvetanov shprehu mirënjohjen e vet për 13 vitet e punës së përbashkët në GERB: Sipas Partisë Socialiste Bullgare (BSP) tërheqja e Cvetanovit është një ripohim i fajit të tij”. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) refuzoi të komentojë dorëheqjen e tij me argumentin se nuk duan të përzihen në punët e çfarë do që të jetë partie.
Emri i Cvetanovit u përhap në hapësirën publike për herë të parë në vitin 2001. Atëherë ai u bë ndihmës operativ i Bojko Borisovit, i cili në atë kohë zinte postin e kryesekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë 2005-ës, kur Borisov u zgjodh kryetar i Bashkisë së Sofjes, Cvetanov u bë zëvendëskryetar i bashkisë. Nga muaji korrik i vitit 2009 deri në mars të 2013-ës Cvetanov ishte Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme në kabinetin e Bojko Borisovit. Cvetanov ishte pranë Borisovit edhe gjatë formimit të partisë GERB.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..