Në një intervistë për revistën “Marrëdhëniet Ndërkombëtare” ministri i jashtëm rus Sergjej Lavrov deklaroi se pavarësisht nga situata e ndërlikuar në Evropë, marrëdhëniet ruso-bullgare kohët e fundit po zhvillohen në mënyrë mjaft dinamike dhe ka aktivizim të dialogut politik në nivel të lartë. Moska pret se dinamika pozitive e kontakteve politike do të forcojë bashkëpunimin praktik. Mundësi të shumta ofron projekti për gazsjellësin “Rryma turke”, ndërtimi i të cilit në territorin e Bullgarisë do të forcojë sigurinë e saj energjetike. Perspektiva të mira për thellimin e bashkëpunimit krijon dhe vendimi i Sofjes të rinovojë ndërtimin e centralit elektrik atomik “Belene”. Rritja e këmbimit tregtar midis të dyja vendeve është e dobët, por jemi të bindur se bashkëpunimi aktiv midis ekspertëve rusë dhe bullgarë do të kontribuojë për forcimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike, tha akoma në intervistë ministri Llavrov.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..