Shkolla muzikore për arte folklorike “Filip Kutev” në Kotell bëhet shkollë ballkanike dhe do të tërheqë fëmijë të talentuar nga vendet fqinje. Atje punojnë pedagogët më të mirë në vend, deklaroi Kryetari i Bashkisë së Kotelit Kosta Karanashev. Kryeministri Bojko Borisov premtoi përkrahje të plotë për idenë nga ana e qeverisë dhe financim në kuadrin e Programit Operativ “Regjione në rritje” 2014-2020 me 1.95 mln euro. Është planifikuar që deri në 15 janar të blihen pajisje të specializuara dhe të përfundojë ndërtimi i një salle të re multifunksionale. Ka filluar gjithashtu remonti për përmirësimin e efikasitetit energjetik të kompleksit shkollor, i cili përfshin edhe korpuset shkollore dhe konviktet.
Komisioni Evropian vendoi të mbyllë procedurën e ndëshkimit për mospërmbushjen e detyrimeve të Bullgarisë për të rishikuar dhe përditësuar Planet e Dyta të Menaxhimit të Rrezikut të Përmbytjeve dhe Planet e treta të Menaxhimit të Baseneve Lumore. Në..
Në moshën 91-vjeçare vdiq fizikani Akad. Ivan Todorov, njoftoi qendra e shtypit e Akademisë Bullgare të Shkencave. Todorov është një shkencëtar me arritje të jashtëzakonshme dhe njohje mbarëbotërore në fushën e fizikës teorike moderne - teoria e..
Para Radios Kombëtare Bullgare, ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Bullgari, Irene Plank dhe Joël Meyer, komentuan situatën aktuale në Evropë dhe negociatat e ardhshme për Ukrainën. "Ky është një takim joformal. Ky nuk është një takim evropian...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..