Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja Temenuzhka Petkova: Ndërtimi i centralit atomik “Belene” do të rritë sigurinë energjetike në rajon

Foto: BTA

Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova hapi në qytetin Varna një konferencë ndërkombëtare me temë: “Energjetika atomike bullgare – siguri kombëtare, regjionale dhe botërore”, në të cilën marrin pjesë ekspertë kryesorë në sferën e energjetikës nga Bullgaria dhe jashtë. Petkova nënvizoi se realizimi i projektit “Belene” do të rritë sigurinë energjetike jo vetëm në Bullgari, por dhe në tërë regjionin dhe është një mundësi e mirë për kalimin drejt energjisë me nivele të ulëta të karbonit, siç është tendenca në tërë Bashkimin Evropian. Ajo theksoi edhe rolin ekonomik të projektit për krijimin e vendeve të reja të punës për specialistë me kualifikim të lartë dhe për zhvillimin e regjionit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sulmi kundër Teatrit Kombëtar tërhoqi vëmendjen e Parlamentit Europian

Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës  "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..

botuar më 24-12-02 1.57.MD

Presidenti hapi edicionin e 22-të të "Krishtlindjeve Bullgare"

Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim shpresë për një fëmijë në vështirësi” dhe synon të sigurojë pajisje të teknologjisë së lartë për..

botuar më 24-12-02 1.37.MD
Dimitër Gllavçev

Për shkak të bllokimit të punës së parlamentit, kryeministri është i shqetësuar për miratimin e buxhetit

Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. "Kush mendonte se parlamenti mund të hyjë në këtë..

botuar më 24-12-02 11.46.PD