Me iniciativën e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje dhe personalisht të Ambasadores Donika Hoxha në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” ishte inauguruar ekspozita, kushtuar heroit më të madh kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastrtioti – Skënderbeu.
Ajo vazhdon ngjarjet e lidhura me festimin e vitit 2018 si viti mbarëkombëtar i 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.
„Me ngjarjen e sotme së bashku kremtojmë përvjetorin e 105-të të themelimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dyja vendeve tona më 1914 – tha gjatë inaugurimit të ekspozitës dr. Krasimira Aleksandrova – drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare. “Kjo është dhe arsyeja që të kujtojmë se para 26 vjetësh, në vitin 1993 ato ishin përforcuar dhe me anë të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë. Dokumentet e ruajtura në fondet e bibliotekës sonë dëshmojnë se kontaktet ndërmjet dy popujve tanë kanë qenë aktive dhe reale gjatë viteve. Bullgaria e ka përkrahur lëvizjen arsimore dhe nacionalçlirimtare shqiptare ndërmjet veprimtarisë së shtypshkronjës “Mbrothësia”në Sofje, e cila është themeluar në fund të shekullit XIX nga imigrantët shqiptarë. Në koleksionin e Arkivit Historik Bullgar ruhet dhe fondi i Srebren Popdimitrovit*. Në të ka shumë materiale arkivore dhe dokumentacion zyrtar të institucioneve shqiptare” – shpjegoi dr. Aleksandrova.
Vetë ekspozita dhe dorëshkrimet e përfshira në të, librat e vjetra dhe më të reja ishin prezantuar nga Bojana Miçeva nga ekipi, i cili e ka përgatitur ekspozitën. Theksi është vënë tek poema e madhe e bullgarit Grigor Përliçev “Skenderbeu” e shkruar në gjuhën e përsosur greke katarevusa në vitin 1860. Interes provokon biografia e parë e plotë e Skënderbeut e shkruar nga Marin Barleti, e cila është ruajtur në Bibliotekën Kombëtare në një kopje të botuar në Strasburg në vitin 1537.
Librat e tjera të vjetra janë në gjuhën italiane, franceze dhe gjermane dhe ato lavdërojnë dhe përshkruajnë jetën dhe trimërinë e heroit. Vjershat e George Bayron, Henry Longfellow, Ivan Franko, kënga popullore dhe studime historike të specialistëve, të cilët kanë studiuar jetën e Skënderbeut, gjejnë vend në këtë ekspozitë.
“Vitin e kaluar u mbushën 550 vjet nga vdekja e Gjergj Kastrioti – Skenderbeut dhe ky përvjetor ishte shënuar me shumë aktivitete në Shqipëri, në vendet e tjera ballkanike dhe në mbarë botën. Falë përpjekjeve të Ambasadores Donika Hoxha me pak vonesë ai shënohet edhe në Bullgari” – tha gjatë ceremonisë së inaugurimit doc. dr. Georgi Nikollov nga Fakulteti Histroik i Universitetit të Sofjes., i cili ishte ftuar për të prezantuar jetën dhe veprimtarinë e heroit kombëtar shqiptar. Sknederbeu është mjaft i njohur për historianët bullgarë për shkak të lidhjeve të drejtpërdrejta të popujve tanë dhe fatit të tyre të përbashkët historik. Dhe nuk është e rastit se para 50 vjetësh në lidhje me përvjetorin e 500 të vdekjes së tij në Bullgari është organizuar një konferencë e madhe shkencore dhe pas saj është botuar një libër shumë i vlefshëm me ligjëratat e prezantuara në të. “Shumë janë gjërat, të cilat na bashkojnë–Shekderbeu është lindur në 1405 si i krishterë ortodoks, për arsye politike e ka pranuar islamin dhe më vonë vetë e ka zgjedhur katolicizmin. Në vitin 1425 babai i tij ka pasur disfatë në fushëbetejë dhe është detyruar të dërgojë djemtë e tij Stanisha, Kostandin dhe Gjergj si pengë tek sulltani. Vëllezërit dhe motrat e Gjergjit janë quajtur Repush, Vlajkë dhe Elë, kurse emri i nënës ka qenë Vojsava” – shpjegoi dr. Georgi Nikollov, duke theksuar afërsinë e emrave të familjarëve të Skenderbeut me emra analogjike bullgare.
Një surprizë e këndshme për të gjithë të pranishmit në hapjen e ekspozitës ishte interpretimi duos “Kolazh” (Nona Krëstinkova – soprano dhe Marija Ruseva – piano). Ato prezantuan një arie të operës “Skënderbeu” të Vivaldit. – diçka në të vërtetë e vlefshme për publikun bullgar.
Pas kësaj ekspozite këtë javë presim akoma një ngjarje intresante të lidhur me Shqipërinë. Bëhet fjalë për ekspozitën në Muzeun Historik Kombëtar “Tungjatjeta, emri im është Tirana!” në të cilën janë prëfshirë fotografi të vjetra nga kryeqyteti shqiptar. Dy aktivitetet janë pjesë e “Javës së Shqipërisë në Bullgari”, me të cilën ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje shënon përvjetorin e 105-të të themelimit të marrëdhënieve politike bullgaro-shqiptare.
*Në periudhën 1928-1931 Srebren Poppetrov Popdimitrov ka qenë organizatori i veprimtarisë kishtare dhe shkollore të bullgarëve në Shqipëri
Foto: Jordanka Ivanova
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..