Korporata shtetërore “Rosatom” planifikon të marrë pjesë veçmas në tenderin për ndërtimin e centralit të dytë atomik në Bullgari – “Belene”. Këtë e ka deklaruar drejtori i “Rosatom” Aleksej Lihaçov në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg. Gjatë vitit 2006 kompania “Atomstroyexport”, e cila është pjesë e “Rosatom” fitoi tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e dy blloqeve energjetike të këtij centrali dhe në kantierin e tij po ndodhet pajisja e prodhuar dhe e furnizuar. Në vitin 2009 projekti ishte pezulluar, kurse në vitin 2012 Sofja hoqi dorë nga ndërtimi i centralit bërthamor. Mirëpo sivjet përsëri ishte shpallur tender për ndërtimin e centralit.
Marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Rusisë përmirësohen gradualisht, ka deklaruar Presidenti rus Vladimir Putin, duke shtuar se prova më e mirë për këtë është rritja e qëndrueshme që nga fillimi i vitit e shkëmbimit të mallrave mes të dy vendeve.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..