“Reformat në rrugëtimin drejt anëtarësisë me të drejta të plota në Bashkimin Evropian janë të dhimbshme, por pas kësaj do të kuptoni se ia vlejnë.” Këtë e deklaroi Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashthme Ekaterina Zaharieva në konferencën ndërkombëtare GLOBSEK në kryeqytetin sllovak Bratislavë duke marrë pjesë në panelin “A largohet Ballkani Perëndimor nga Evropa” krahas Milo Xhukanoviçit – President i Malit të Zi, dhe Aleksandër Vuçiçit – President i Serbisë. Zaharieva foli për vitet e para të tranzicionit në Bullgari dhe konstatoi si një humbje shumë të madhe për vendin tonë emigrimin e mijëra njerëzve të rinj. Ajo theksoi se një prej politikave më të rëndësishme në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë mbetja e të rinjve.
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për gazetarët në fshatin Dren, komuna e Radomirit, ku mori pjesë në shënimin e 35-vjetorit të krijimit të..
Shteti, të gjithë qytetarët bullgarë dhe biznesi janë të siguruar me karburant. Nuk priten asnjë lloj problemi me furnizimin me karburant në Bullgari, si për naftën, ashtu edhe për benzinën dhe propan-butanin. Këtë e konfirmoi në një konferencë për..
Nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për Bullgarinë si rezultat i sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore të Iranit. Kjo u deklarua nga Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një konferencë për shtyp në Këshillin e Ministrave pas..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..