Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi është në pritje të caktimit të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE

Foto: BGNES

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi se në qoftë se BE-ja nuk i cakton Shkupit datë për fillimin e bisedimeve për aderim në BE kjo do të demotivojë edhe shtetet e tjera për të bërë reforma dhe do të inkurajojë rikthimin e nacionalistëve në pushtet. Projekti për rendin e ditës së mbledhjes së ardhshme të Këshillit Evropian gjatë muajit qershor nuk përfshin marrje vendimesh sa i përket datës së pritur për fillimin e bisedimeve. Sipas vlerësimit të BE-së është rimëkëmbur ndarja e autoriteteve në vend, janë forcuar demokracia dhe superioriteti i ligjit. Brukseli i lavdëron marrëveshjet dypalëshe me Bullgarinë dhe Greqinë, por nuk përmendet data e dëshiruar nga Shkupi. Me iniciativë të Polonisë ministrat e jashtëm të 13 vendeve nga Evropa Lindore ngulin këmbë që gjatë muajit qershor Këshilli Evropian të zbatojë premtimin e vet ndaj regjionit dhe të caktojë data për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, sepse nuk ka “Plan B” për regjionin e Ballkanit Perëndimor.


Heqje paraelektorale e kufizimeve buxhetore në Greqi

Foto: BGNES

Kryeministri grek Alexis Tsipras bëri të ditur se më 7 korrik do të zhvillohen zgjedhje parlamentare para afatit. Pas humbjes në zgjedhjet evropiane dhe në ato vendore më 26 maj partia në pushtet SIRIZA bëri të ditur se është për heqjen e kufizimeve buxhetore. Përveç pakësimit të TVSH-së në një sërë sektorësh, kthimit të pensionit të 13-të dhe zgjatjes së afatit të pagimit të taksave tatimore, premtohet hapje e vendeve të reja të punës, të cilat do të paguhen mirë nga buxheti, dhe sigurim i shkëlqyeshëm social. Kursi i ri ekonomik u quajt nga Tsipras “mbyllje e politikave të memorandumeve dhe të ekonomive të rrepta dhe realizim i një hapi përpara”. Komisioni Evropian kritikoi rikthimin e shpenzimeve të mëdha buxhetore dhe paralajmëroi se vetëm masat e fundit të aplikuara nga Tsipras, do t’u kushtojnë grekëve 1 për prej PBB-së së vendit.


Hashim Thaçi kërcënoi se do ta bashkojë Kosovën me Shqipërinë

Foto: president-ksgov.net

Samiti i planifikuar i liderëve të Gjermanisë, Francës, Serbisë dhe Kosovës për datën 1 korrik në kuadrin e Procesit të Berlinit nuk nuk do të zhvillohet, në qoftë se nuk anulohen taksat doganore të vendosura nga Prishtina ndaj mallrave serbe. Këtë e deklaroi Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi iu përgjigj se taksat doganore për mallrat serbe nuk do të hiqen derisa të mos arrihet në një marrëveshje përfundimtare dhe sqaroi se bëhet fjalë për njohjen e ndërsjellë me Beogradin, njohjen e Kosovës nga pesë vendet-anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri tani, dhe anëtarësimin e shtetit të ri në OKB. Thaçi deklaroi se në rast të kundërt ka qëllim të shqyrtojë mundësinë për bashkimin me Shqipërinë.


A do të ketë qeveri të re në Rumani?

Foto: dnevnik.bg

Opozita në Bukuresht do të parashtrojë këtë javë kërkesë për mocion mosbesimi ndaj Parlamentit. Që të ndërrohet shumica, opozita ka nevojë vetëm për 22 vota suplementare. Pritet që ato të sigurohen nga përfaqësuesit etnikë dhe nga deputetët e Partisë Socialiste që kanë lëkundje. Që të tërheqë ish-bashkëpartiakët e vet, Kryeministri i dikurshëm i majtë Victor Ponta bëri të ditur se shef i qeverisë së ardhshme të përkohshme do të jetë ish-Kryeministri dhe eurodeputet i porsazgjedhur Mihai Tudose. Vetë Tudose deklaroi se është i gatshëm të flijohet dhe ta kryesojë qeverinë. Humbja në zgjedhjet evropiane nga pushtetarët dhe rezultati i anketës ndaj shtetasve rumunë, të cilët në referendum hodhën poshtë reformat e diskutueshme gjyqësore, vunë në pikëpyetje çështjen për të ardhmen e koalicionit qeveritar mes Partisë Socialdemokrate dhe Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve.


Erdoğan do ta bindë Trumpin se Turqia duhet të blejë C-400

Foto: aa.com.tr

SHBA-ja bëri të ditur se i jep Turqisë një afat deri në fund të korrikut, brenda të cilit ajo duhet të heqë dorë nga blerja e komplekseve të raketave C-400. Sipas Uashingtonit ato janë të papajtueshme me gjuajtësin e ri amerikan F-35, të cilin Ankaraja gjithashtu do që të blejë. PresidentiRecep Tayyip Erdoğan siguroi se nuk do të heqë dorë nga marrëveshja. Shpresa e liderit turk është që të arrijë kompormis në një takim personal me Presidentin Donald Trump në takimin G-20 në Osaka Në forum do të marrë pjesë edhe Presidenti rus Vladimir Putin.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Me një “Festë e dinozaurëve për fëmijë ” mbledhin fonde për Qendrën e Shpëtimit të Breshkave

Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..

botuar më 24-10-20 9.10.PD

Një spektakël diellor mund të shihet në Observatorin Astronomik të qytetit Kërxhali

Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat ​​e diellit - shpjegon drejtori i..

botuar më 24-10-20 6.15.PD
Në foto (nga e majta në të djathtë): Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit Rajna Manxhukova, Zdravka Vlladova-Momçeva, Joana Znepollska, Radosllava Nedjallkova, gazetarja Cvetana Paskaleva dhe Nevenka Kostadinova

Radosllava Nedjallkova nga Milano është "Bullgarja e Vitit 2023", auditori nderoi Nevenka Kostadinova nga Serbia

Radosllava Nedyalkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e ekonomisë Kombëtare dhe..

botuar më 24-10-18 4.14.MD