Maratonisti Krasimir Georgiev realizoi me sukses sfidën e vet të radhës duke e kaluar me vrap distancën nga kryeqyteti detar i Bullgarisë - Varna deri në Durrësin e Shqipërisë.
Pavarësisht nga problemet, të cilat i ka pasur dhe nga lodhja, është i kënaqur nga rezultati i arritur dhe sot kujton vetëm emocionet pozitive, të cilat e kanë shoqëruar. Gëzon se bashkë me ekipin e tij kanë mundur të arrijnë deri tek njerëzit dhe të bashkojnë tre popujt e Ballkanit Perëndimor – të Bullgarisë, të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë ashtu si asnjë tjetër deri tani. Për suksesin e arritur mori dhe një përshëndetje të posaçme në emër të zëvendës kryeministres dhe ministres së punëve të jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva, ku thuhet “Me diplomacinë Tuaj sportive bashkuat njerëzit dhe institucionet shtetërore nga Varna deri në Shkup, nga Ohri deri në Elbasan dhe nga Tirana deri në Durrës. U dhatë një shembull personal politikanëve dhe administratave se si lidhen shtetet, si krijohet besimi dhe miqësia, si bashkohen popujt, njerëzit, qeveritë.”
"Nga pikëpamja sportive Korridori numër 8 qe një nismë dhe sprovë mjaft e rëndë, sepse deri tani nuk kam vrapuar në vazhdim të 15 ditëve në një distancë kaq të madhe – pohon Krasi. Kishte probleme të shumta, por që të gjithë jepnin maksimumin nga vetja, që të arrijmë deri në Detin Adriatik. Kjo nuk është vetëm një arritje imja, por dhe e gjithë ekipit."
Përmes të gjitha vendeve të populluara nga ku kaloi Krasi, ai mori miratimin dhe pëlqimin e njerëzve, përkrahjen e tyre për kauzën “Korridori numër 8”. I pritur me përzemërsi jo vetëm nga popullsia , por dhe nga kryetarët e bashkive, ai vazhdoi të vrapojë palodhshëm në vazhdim të 15 ditëve, që të kalojë trasenë prej 1200 kilometrave. Në rrugën e vet Krasi ka qenë i inkurajuar nga fakti se shumë fëmijë në qytetet e ndryshme të të tria vendeve kanë dalë të vrapojnë me të dhe në këtë mënyrë kanë shprehur përkrahjen e vet. Kjo i ka dhënë forcë që të afrohet deri tek qëllimi përfundimtar gjatë çdo dite tjetër. Pohon se nuk ka dallim midis njerëzve të të tria shteteve, përmes të cilave kaloi. "Njerëzit janë njerëz kudo. Me veprën time desha të tregoj se njeriu i zakonshëm do ndryshim dhe përkrah kauzën tonë. Qe me të vërtetë një festë e bashkimit, e lidhjes midis tre popujve."
Dhe nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria Krasi është me përshtypje të shkëlqyera.
"Nuk kisha shkuar asnjëherë në Shqipëri. Ajo më tërhoqi dhe mendoj ta vizitojë, por jo si vrapues. Desha të mbetem dhe të njihem me njerëzit, të cilët janë të jashtëzakonshëm. Akoma që në Qafëthanë me ne vraponin djem, të cilët kishin bërë bluza me shtampa të cilat reklamonin kauzën Korridor numër 8. Televizioni shqiptar vazhdimisht na shoqëronte. Kështu që, pritja qe e ngrohtë dhe e përzemërt. Mbeta me përshtypje të shkëlqyera nga Elbasani. Ky është një qytet i shkëlqyer shumë i gjallë, i ri , i bukur, i rrethuar me male. Kryetari i bashkisë së qytetit na përkrahu shumë. Njerëzit janë të shkëlqyer dhe me një kënaqësi të madhe do të kthehesha aty. Me murin e tij të fortifikimit në qendër të qytetit më kujtonte për Plovdivin e Lashtë. Në Tiranë na pritën shumë mirë. Konsulli i nderit i Bullgarisë në Shqipëri Selim Hoxha na priti si miq të shtrenjtë dhe na ndihmoi shumë gjatë kohës së qëndrimit tonë. Për nderin tonë ai organizoi dhe një koncert. Në Bashkinë e Tiranës në takimin me kryetarin e bashkisë ishin të pranishëm dhe kryetari i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri zoti Soreka, ambasadorët e Maqedonisë së Veriut, të Rumanisë dhe të Japonisë, presidenti dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare në Atletikë të Lehtë. Me kryetarin e bashkisë së qytetin Tirana zoti Erion Veliaj folëm se sporti është ambasadori më i mirë. Është me rëndësi të flitet në nivel të lartë midis vendeve, por ne vepronim sinqerisht dhe mbase prandaj rezultati ishte kaq i mirë dhe njerëzit na përshëndetën. Duke u nisur drejt Durrësit bashkë me mua qenë përfaqësues nga ambasada bullgare, ambasadori i Japonisë Shkëlqesia e Tij Makito Ito, bashkia dhe bashkësia bullgare."
Duke u nisur nga Varna, Krasimir Gjeorgjiev mbushi një shishe me ujë nga Deti i Zi, pas kësaj një tjetër nga liqeni i Ohrit, të cilat i derdhi në Detin Adriatik. Cila qe simbolika?
"Kjo lidhje midis popujve tanë – sqaron bashkëbiseduesi ynë. Ne jemi bashkë në Ballkan. Mesazhi im është se është më mirë të jemi shokë, sesa armiq. Lidhja midis popujve tanë është me rëndësi të madhe. Njerëzit e duan këtë lidhje, duan që të jemi së bashku në Ballkan. Ata e kuptojnë rëndësinë e korridorit të transportit për zhvillimin e regjionit dhe e dinë se kur disa popuj luftojnë për diçka ata janë më të fortë. Me këto 3 shishe me ujë doja të tregoja pikërisht lidhjen midis popujve tanë. Midis tre popujve tanë nuk ka kufi, udhëtuam me kartën tonë të identitetit. Prandaj, shpresoj që marrëdhëniet midis nesh të bëhen gjithnjë e më të mira."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: mfa.bg/embassies/albania
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..