Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria po kërkon një integrim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor

Foto: BTA

Ministrja bullgare e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva bashkë me kolegët e saj prej akoma 12 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian drejtuan një thirrje të përbashkët për të përshpejtuar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Në dokument, ministrat e Bullgarisë, Çekisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Hungarisë, Italisë, Maltës, Austrisë, Kroacisë, Sllovenisë, Polonisë dhe Sllovakisë bëjnë thirrje që negociatat për aderimin e Republikës Maqedonia Veriore dhe të Shqipërisë të fillojnë që në qershor 2019. Fillimi i procesit të negociatave do të ruajë dhe do të forcojë impulsin pozitiv të reformave në shoqëritë e këtyre dy vendeve, kurse nga ana tjetër do të lejojë që në çdo një etapë nga bisedimet shtetet nga Bashkimi Evropian të vlerësojnë përparimin e tyre individual. Kjo është rruga për garantimin e sigurisë regjionale dhe evropiane, deklaron në sajtin e vet  Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje.






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për të shtunën

Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet përkohësisht. Të shtunën , më 29 qershor, moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira në gjysmën..

botuar më 24-06-28 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti do të dorëzojë mandatin e parë të kabinetit të hënën, më 1 korrik

Të hënën, më 1 korrik, presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar - GERB-SDS.I caktuari nga koalicioni kryeministër do të ketë shtatë ditë kohë për t'i propozuar presidentit..

botuar më 24-06-28 2.36.MD

BSP dëshiron të ndalojë shitjen e reaktorëve të centralit atomik “Belene”

Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës..

botuar më 24-06-28 12.48.MD