Deri në fund të muajit korrik qytetarët dhe mysafirët e Sofjes dhe Beogradit mund të vizitojnë ekspozitën e përbashkët bullgaro-serbe “Sofja dhe Beogradi”. Ekspozita u hap më 10 qershor në kopshtin “Kristal” në Sofje, ndërsa në Serbi do të inaugurohet në galerinë e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve më 14 qershor. Ngjarja shënon përvjetorin e 140 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Bullgarisë dhe Serbisë dhe 15 vjet nga bashkëpunimi mes Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve në sferën e arkeologjisë.
Ekspozita është organizuar në kuadrin e një projekti transkufitar bullgaro-serb për studimin dhe paraqitjen e kulturave arkeologjike në territorin e dy vendeve, na shpjegoi arkeologja Snezhana Gorjanova, kujdestare nga ana bullgare. Dëshira jonë është që të jemi jashtë mjedisit muzeor, domethënë arkeologjia të dalë “për t’u takuar” me qytetarët dhe jo vetëm me publikun aktiv, i cili do të vinte për të kërkuar informacion në muze. Deshëm që banorët e dy kryeqyteteve, të cilët gjithnjë e më shpesh këmbejnë vizita, të shikojnë diçka nga e kaluara e qytetit tjetër dhe ta njohin të kaluarën tonë ballkanike, ku ka shumë gjëra të përbashkëta, por edhe të ndryshme.”
Zbulimet arkeologjike të dy kryeqyteteve arrijnë tek qytetarët me ide të Institutit Arkeologjik Kombëtar me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve. Çfarë prej zbulimeve të arkeologëve serbë përbën interes për shkencëtarët te ne?
Në qendër të Beogradit filloi një ndërtim i rëndësishëm – i ashtuquajturi projekt “Beograd na vodi”. A kanë bërë arkeologët serbë zbulime të reja në këtë regjion?
Ata ende janë në fillim, shpresoj se do të kenë rezultate të mira atje. Gjatë vitit të fundit kanë arritur një rezultat të shkëlqyeshëm në një prej shesheve qendrore të Beogradit para Muzeut Popullor, ku u zbulua e ashtuquajtura “Portë e Württembergut” dhe mbeturina, për të cilat supozohet se janë të një porte më të hershme nga antikiteti.
Ja se çfarë tha Snezhana Gorjanova për kontaktet shkencore mes arkeologëve të dy shteteve ballkanike:
Po, ne kemi kontakte shumë të mira, sidomos gjatë 15 viteve të fundit. Njihemi shumë mirë njëri tjetrin. Ata janë në dijeni të studimeve tona të fundit. Gjatë zhvillimit të një konference të Shoqatës Arkeologjike në Pirot, ata vizituan Sofjen, ku u bënë përshtypje të madhe monumentet arkeologjike të qytetit tonë.
Foto: BGNES
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një ekspozitë fotografike "Bosilegrad para dhe tani" u hap në Bastionin “Maria Terezia” në Timisoara. Iniciator i projektit është Aleksandër Dimitrov - kryeredaktor dhe kryetar i Shoqatës "GLAS" (zëri). Ai shoqërohej nga një nga fotografët, Vlladislav..
Në një ekspozitë të paharrueshme "Imagjinata është sistemi im i gjakut" në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes, Piktori Emill Stojçevprezanton veprat e tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Për më shumë se 30 vitet e fundit, ai e ndan kohën e tij..
Prof. Georgi Djullgerov është i vetmi regjisor bullgar që u bashkua me emrat e kinematografisë botërore që kanë fituar çmimin special FIPRESCI "Platinum". Në vitin 2025, Shoqata Ndërkombëtare e Kritikëve të Kinemasë feston 100 vjetorin e saj të..
Është duke u realizuar një film artistik për jetën e Lili Ivanovës, njoftoi ekipi i emrit më të madh të estradës bullgare. Filmi mban titullin e..
Marioneta dhe kukulla gjigante, shfaqje me zjarre, statuja të gjalla, një makinë teatri, një procesion muzikor dhe karnavali janë pjesë e ngjarjeve në..
Një maratonë teatri dhe kinemaje tridhjetë e gjashtë orëshe do t’i prezantohet publikut në Sofje nga të diplomuarit e Akademisë Kombëtare të Arteve..