Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

VMRO me iniciativë për një dokument të ri personal për bullgarët jashtë shtetit

Foto: arkiv

Deputetët nga partia VMRO, e cila merr pjesë në koalicionin drejtues, shpallën një iniciativë legjislative, e cila parashikon futjen e një dokumenti të ri personal për njerëzit të cilët jetojnë jashtë kufirit dhe janë me prejardhje bullgare. Ideja është që dokumenti të quhet “Kartë bullgare”. Për këtë kartë mund të aplikojnë të gjithë personat me prejardhje bullgare, të cilët jetojnë jashtë kufirit  dhe nuk kanë shtetësi bullgare. Dokumenti do të jetë i vlefshëm vetëm për territorin e Bullgarisë dhe mund të japë të drejta, të cilat i kanë vetëm shtetasit bullgarë, si për shembull e drejta për të votuar. Iniciativa legjislative synon të mbështesë kryesisht bashkatdhetarët të cilët jetojnë në Ukrainë, Moldavi, në Maqedoninë Veriore, Shqipëri, Serbi por dhe në shtete të tjera.







Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilija Prodanov

Praktikat e padrejta tregtare janë arsyeja e çmimeve të larta të ushqimeve

Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..

botuar më 25-02-21 10.41.PD

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD