Pasi aktivizuam marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është me rëndësi të ruajmë dinamikën e tyre dhe të vazhdojmë të zhvillojmë bashkëpunimin e frytshëm. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov në një takim me ministrin e jashtëm të emirateve shejh Abdulla bin Zejed bin Sulltan Al Nahajan. Zoti Borisov caktoi hapjen e ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Bullgari si një hap i mirë. Ai bëri apel për më shumë konkretikë në bashkëpunimin ekonomik, në shtimin e shkëmbimit të mallrave, në bashkëpunimin në fushën e teknologjive të informacionit, në bujqësi, në turizëm, në transport, në siguri dhe në energjetikë. Zoti Borisov falënderoi për ftesën drejtuar bullgarisë të marrë pjesë në EXPO 2020 në Dubaj dhe shprehu bindje, se forumi do të jetë në dobi të lidhjeve ekonomike.
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..