Bullgaria shpreh përkrahje të plotë për sovranitetitin dhe tërësinë territoriale të Republikës së Gjeorgjisë. Këtë e tha kryetarja i Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva pas takimit me kryetarin e parlamentit të Gjeorgjisë Irakli Kobahidze, i cili është për një vizitë zyrtare në vendin tonë në krye të një delegacioni parlamentar. Karajançeva nënvizoi rolin e Gjeorgjisë si një partnere strategjike të Bashkimit Evropian sa i përket rritjes së furnizimeve energjetike dhe diversifikimit të tyre. Kobahidze e falënderoi Bullgarinë për përkrahjen e ofruar Gjeorgjisë për aderimin e saj në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ishte vënë në dukje se në kontekstin e regjionit të Detit të Zi, të dyja vendet mund shërbejnë si një urë midis Lindjes dhe Perëndimit.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..