Rritje prej 12,7% të pagave në Bullgari gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, tregojnë të dhënat e Evrostatit. Më e madhe është rritja në fushën e shërbimeve – 13,1%, në industri – 11,0% dhe në sektorin e ndërtimit – 8,3%. Ajo e pagave për punë për vitin e kaluar ka qenë 4,8%. Shtim më të madh në kuadrin e Bashkimit Evropian për tremujorin e parë ka në Rumani – 16,4%, duke pasur parasysh se rritja mesatare për Bashkimin Evropian për të njëjtën periudhë është 2,7%. Shpenzimet e përbashkëta për punë për një orë pune në Bullgari (këtu hyjnë dhe taksat, pagat dhe pagime të tjera të ndryshme) gjithashtu janë duke rritur – 12,9% krahas tremujorit të parë të 2018-ës dhe pas shtimit prej 5,1 për qind gjatë katërmujorit të fundit të vitit 2018. Treguesi mesatar për rritjen e shpenzimeve të përbashkëta për punë në BE gjatë tremujorit të parë të këtij viti është 2,4%.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..