Gjatë majit sivjet norma e papunësisë ra në një rekord të ulët prej 3,5% dhe kjo është norma më e ulët e regjistruar nga Agjencia e Punësimit. Rënia krahas muajit prill është 0,3%, kurse në bazë vjetore ajo është 0,8%. Në zyrat e punësimit janë regjistruar 175 399 veta. Rënia e numrit të të papunëve nga fundi i prillit deri në fund të majit është mbi 9 000 njerëz dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018 – më shumë se 25 000 veta. Gajtë sezonit veror më shumë kërkohen banakierë, kamerierë, kuzhinierë, dhe nëpunës në fushën e shërbimeve. Po kështu kërkohen dhe punëtorë në industrinë e minierave dhe përpunimit, në ndërtim dhe transport, kështu edhe shitës, operatorë makinash, punëtorë në bujqësi, në ekonomitë pyjore dhe të peshkimit, në prodhimin e ushqimeve. Ka nevojë për rrobaqepës, marangozë, pastrues, instalues, metalurgë, inxhinierëmekanikë, rojë të sigurisë etj.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..