Parku më i madh ekologjik në krahinën e Dobriçit, sipërfaqja e të cilit është 700 hektarë, tanimë është hapur për vizitorë. Bota shtazore, e cila mund të shikohet në park, bën përshtypje me 170 drerë ugar, mbi 250 muflonë, afro 50 kaproj, 50 dhi Kameruni, mbi 300 derra të egër, fazanë, thëllëza dhe lloje të tjera kafshësh. Që të mund t'u gëzohen në mënyrë të sigurt kafshëve, për turistët janë ndërtuar 7 pika për vëzhgim. Parku është i ngjashëm me rezervatet e njohura kombëtare si “Krugjer” në Republikën e Afrikës së Jugut, “Serengeti” në Tanzani, “Amboseli” në Keni. Përveç faunës së larmishme, vizitorët mund të shikojnë përfaqësues të ndryshëm dhe të florës. Përveç shëtitjeve, parku ofron po kështu turizëm me kuaj dhe turizëm gjuetie. Janë planifikuar dhe degustime të verërave, të produkteve të qumështit dhe të mishit si dhe produkte të tjera karakteristike për regjionin.
Hisarja është qyteti i parë bullgar që u bë pjesë e Shoqatës Evropiane të Qyteteve Historike Termale, raportoi BTA. Kryetarja e bashkisë, Iva Vëllçeva, e shpalli këtë lajm gjatë Kongresit të 12-të vjetor të Bashkimit Bullgar për Balneologji dhe..
Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi vazhdon të presë qindra mijëra pushues edhe pas kulmit të sezonit turistik. Në fillim të shtatorit qytetet turistike ende marrin frymë me ritmin e verës, ndërsa bashkia bregdetare Carevo është përplot me turistë –..
“Heraklea Sintika është një trashëgimi natyrore dhe shkencore me rëndësi botërore!” – thekson Katja Stojanova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Petriç dhe drejtuese e projektit “Restaurimi, konservimi, ruajtja, popullarizimi dhe zhvillimi i..