Mjeku bullgar Vlladimir Zharov dhe ekipi i tij po testojnë një sistem personal për luftë me kancerin e lëkurës. Krijuesit e metodës së re dëshmojnë se tek 27 nga 28 pacientë, sistemi i tyre prek qelizat e tumorit në mënyrë 1000 herë më efektive në krahasim me teknologjitë e tjera të tanishme. Suksesi i madh i teknologjisë së tyre është në këtë se ajo shkatërron një përqindje të madhe të qelizave të kancerit në kohë reale. Në qoftë se vazhdon të zhvillohet, instrumenti i cili e ka krijuar ekipi, mund të sigurojë shkatërrimin jo invaziv të këtyre qelizave akoma përpara se ato të formojnë tumorë të rinj në trup. Pajisja është emërtuar Citofon dhe mund të analizojë një litër gjak për rreth 1 orë, pa u larguar gjaku nga trupi i njeriut.
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..