Pavarësisht suficitit buxhetor, Ministria e Financave mbajti dy ankande të jashtëzakonshme për shitje të letrave me vlerë me shlyerje pas 10,5 dhe 20 vjetësh. Obligacionet me shlyerje gjatë vitit 2029 dhe me interes vjetor prej 0,5% janë për mbi 100 milionë euro, kurse ato me shlyerje gjatë vitit 2039 dhe interes vjetor prej 1,5% janë për mbi 50 milionë euro. Për shkak të interesit të lartë të blerësve janë arritur të ardhura mjaft të ulëta për letrat me vlerë me shlyerje pas 10,5 vjetësh. Emetimi ri i obligacioneve 20-vjeçare është më afatgjati, i emetuar në tregun e brendshëm. Për herë të fundit Ministria e Financave zhvilloi një ankand të borxhit në fillim të vitit 2018. Por, ai dështoi për shkak të fitimshmërisë më të lartë të kërkuar. Sipas financierëve shkaku për borxhin e jashtëzakonshëm është marrëveshja e pritur për avionët F-16, të cilët Sofja duhet t’i paguajë njëherësh deri në fund të vitit 2019.
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..