Bullgaria merr kryesinë e Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ), duke pasur gatishmëri dhe vullnet të mirë për arritjen e rezultateve të konsiderueshme në favor të qytetarëve të regjionit. Këtë e deklaroi Kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva para fillimit të Asamblesë së 53-të të organizatës në Baku, duke marrë në emër të parlamentit bullgar kryesinë e radhës gjashtë mujore të BEDZ-it. Si kryetare e Asamblesë Karajançeva njoftoi se do t’ai dorëzojë medaljen e nderit të BEDZ-it Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliev për kontributin e tij për realizimin e projekteve të mëdha energjetike në regjionin e Detit të Zi dhe për nismën e tij të lidhur me ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit, përmes të cilit gazi nga Deti Kaspik do të arrijë deri në Evropë dhe deri në Bullgari.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..