Blerja e shumëpritur e avionëve F-16 nga ShBA do të realizohet me mjete nga rezerva shtetërore, tha Kryeministri Bojko Borisov. Negociatat po vazhdojnë për çmim midis 1,15 – 1,3 mlrd. dollarë. Shuma më e madhe është oferta e amerikanëve, por pala bullgare shpreson se do të negociojë një çmim më të favorshëm – 115 mln. dollarë më pak, duke pasur parasysh se nuk do të bëhen kompromise me aftësitë luftarake të 8 makinave. Në fund të javës së ardhshme në Bullgari përsëri do të mbërrijë për negociata një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin do të zhvillohen bisedimet finale për lidhjen e marrëveshjes, tha Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov. Ai informoi gjithashtu se është planifikuar një takim i tij me shefin e Pentagonit brenda disa ditëve të ardhshme, në se ndryshimet e stafit në Uashington nuk i pengojnë këto plane.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..