Ministri i mjedisit Neno Dimov kontrolloi veprimet e para të lidhura me projektin pilot të Bashkisë Kavarna pranë Detit të Zi për restaurimin e Stepave Ponto-Sarmate. Projekti është i parë jo vetëm për Bullgarinë, por për tërë Evropën. Për realizimin e tij Ministria e Mjedisit ka siguruar 100 mijë euro. Restaurimi i stepave është pjesë e masave, të cilat Bullgaria duhet t’i marrë në lidhje me një çështje penale kundër saj për shkak të prishjes së habiteteve natyrore të Stepave Ponto-Sarmate, të cilat ndodhen në kuadrin e rrjetit ekologjik “Natura 2000”.
Procedura penale ishte filluar për shkak të projekteve të mëdha për turbina të erës dhe për ndërtim, të cilat do të asgjësonin habitatet e shumë shpendëve të rrallë dhe të kërcënuar.Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Bullgaria do të lejojë që një aeroplan që transporton Vladimir Putin të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore për të lehtësuar një takim të mundshëm midis Udhëheqësit rus dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Budapest. Kjo u njoftua nga..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në..
Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine..