Ansambli i Bullgarisë i gjimnastikës ritmike përfundoi prezantimin e vet në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë me 3 medalje nga 3 të mundshmet. Ato morën medaljen e argjendtë për ushtrimin me 5 topa, atë të bronztë me rrethe dhe birrila dhe atë të argjendtë në shumëgarësh. Në vend të parë në klasifikimin përfundimtar janë vajzat e Bjellorusisë, pas tyre janë bullgaret, kurse në vend të tretë – ruset.
Ekuipazhi bullgar i jahtit “Ivana dhe Aleks” fitoi Kampionatin Evropian të Lundrimit me Vela në Korsikë, që u zhvillua midis 7 dhe 12 tetorit. Ky është titulli i parë evropian për Bullgarinë dhe një sukses historik për lundrimin kombëtar, raportoi..
Bullgaria humbi 0:4 ndaj kampiones evropiane të futbollit, Spanjës, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Grupin "E". Mikel Merino shënoi dy gola për fituesit. Atanas Çernev shënoi një autogol 11 minuta para përfundimit të ndeshjes. Në..
Sofja do të presë ndeshjet e ekipit kombëtar bullgar në fazën grupore të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Meshkuj 2026, vendosi Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Volejbollit në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme. Ekipi bullgar, i cili..