Negociatat eventuale për anëtarësim të Maqdonisë së Veriut në Bashkimin Evropian janë lidhur me çmontimin e falsifikimeve për shtetësinë maqedonase, tha eurodeputeti bullgar dhe zv. kryetar i partisë qeverisëse VMRO Angell Xhambazki. Në lidhje me punën e komisionit të përbashkët bullgaro-maqedonas për çështjet historike, Xhambazki mendon se koncepti për “kombësinë maqedonase” ka lindur më 2 gusht 1944 në manastirin “Prohor Pçinski”. Pas kësaj është imponuar me tradhtinë kombëtare të një pjese prej udhëheqësve në Sofje pas vitit 1944.
Deputeti evropian përshëndeti fjalët e Presidentit maqedonas Stevo Pendarovski se Goce Dellçev e ka identifikuar veten si bullgar. “Kjo është një përparim i madh. Tani Presidemnti i Maqedonisë sonë vëllazërore pohon se ky është një fakt historik – Goce Dellçev është bullgar”, nënvizoi Xhambazki
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev,..
“Që nga sot nuk do të ketë më një person që ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë së Varnës; detyra do të kryhet nga kryetari i ligjshëm i zgjedhur, BlLagomir Kocev”, tha në një konferencë për shtyp zëvendësi i tij, Pavell Popov. Sipas Popovit,..
Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re do të mbështesë familjet në zbatimin e masave që lidhen me efektivitetin energjetike. Ajo krijohet..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..
Lidhur me Lukoil, stuhia ka kaluar kryesisht, por ende ka rreziqe. Kjo u deklarua nga zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev për bTV. Ai theksoi 3 rreziqe..
Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni..