Presidenti Rumen Radev po përgatit një takim të madh të bashkatdhetarëve tanë, që jetojnë jashtë Bullgarisë, i cili do të përshpejtojë procesin e krijimit të Këshillit Kombëtar për Bullgarët jashtë Shtetit, deklaroi kreu i shtetit në Gjenevë të Zvicrës.
Radevi kuitoi se krijimi i këtij organi është parashikuar në Ligjin për Bullgarët jashtë Shtetit dhe në strategjinë kombëtare për shtetasit bullgarë dhe komunitetet tona historike jashtë kufijve shtetërore. Para bullgarëve në Zvicër presidenti bëri thirrje për tolerancë zero ndaj cilësisë së ulët të punës së politikanëve në qeverisje, në infrastrukturë, në arsim dhe në shëndetësi. Radevi shtoi se duhet të synojmë jo vetëm tregues të mirë makroekonomikë, por edhe të kalojmë nga niveli sasior në nivelin cilësor kur vlerësojmë jetën tonë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..