Bullgarët i kanë çmimet më të ulëta të mallrave dhe shërbimeve në BE, tregojnë të dhënat e Eurostatit për vitin 2018. Shteti ynë i ka nivelet më të ulëta në 7 prej 10 sektorëve të përfshirë në raport. Për shembull këtu hyjnë shpenzimet për ngrohje, energji elektrike, ujë etj, të cilat përbejnë 33 pikë, duke pasur parasysh se treguesi mesatar për BE është 100. Bullgarët shpenzojnë më pak për hotele, fjetje dhe udhëtime. Më pak harxhojnë bullgarët dhe për alkool dhe duhan – 58% dhe pothuaj se po kaç ndajnë për sport dhe turizëm. Por paratë e harxhuara prej tyre për ushqim janë 72 pikë derisa treguesi mesatar për Evropë është 100 pika. 85 pikë janë shpenzimet e tyre për veturë. Për nga Produkti i Brendshëm Bruto për frymë të popullsisë jemi në vend të fundit me 7 829 euro, derisa në Gjermani ai është 30 000 euro.
Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°. Në Sofje do të jetë rreth 2°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në vend. Do të fryjë erë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan projektet strategjike në energjinë bërthamore si një garantues kyç i sigurisë afatgjatë të energjisë së..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë Ruses do të ndalen, njoftoi Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Kufizimi i përkohshëm do të jetë për..
Në vitin 2024, 93.3 milionë njerëz në Bashkimin Evropian (BE) (21.0% e popullsisë) kanë qenë në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, sipas të..
Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë kryesor strategjik dhe aleat në NATO, me të cilët do të vazhdojmë të punojmë për të arritur qëllime të..
Duke vendosur lëndën "Virtytet dhe Fetë" në shkollë, qëllimi nuk është indoktrinimi dhe konvertimi i fëmijëve në kishë, por familjarizimi dhe edukimi i..