Bullgaria ka parashikuar 1,61% prej produktit të vet të brendshëm bruto për mbrojtje. Kjo do të thotë – 927 mln. dollarë për vitin 2019. Rritja është 0,3% krahas vitit 2014, kur Sofja ka harxhuar për këtë qëllim 639 mln. dollarë, ose 1,31% prej PBB-së. Aktualisht më shumë para për mbrojtje lëshojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 3,42% prej PBB-së. Më pak janë shpenzimet e Luksemburgut për mbrojtje – 0,55 për qind, duke pasur parasysh se ai e ka produktin më të madh të brendshëm bruto për frymë të popullsisë në BE – 66 000 euro. Mali i Zi ndodhet pak para Bullgarisë me 1,65 për qind prej PBB-së së vet. Këto shpenzime shënojnë rritje gjatë pesë vjetëve të fundit dhe gjithnjë e më shumë vende janë afër qëllimit prej 2 për qind prej PBB-së për mbrojtje, komenton Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Jens Stoltenberg.
Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit në Uashington, ata kanë furnizuar komponentë avionësh etj. të cilat Rusia i ka përdorur për të..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Bullgari më 27 tetor. Në parlament hyjnë 8 parti , njoftoi kryetarja..
Dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira mëngjesin e së enjtes . Përgjatë rrjedhës së Danubit do të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë nga 4° deri në 9°, në Sofje 5°. Gjatë ditës do të jetë me diell...
Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e..
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter tronditi gadishullin grek Halkidiki. Lëkundjet, të cilat u regjistruan pak pas orës 19:00 të së dielës,..
Lideri i "DPS-Fillimi i Ri" Deljan Peevski i bëri thirrje qeverisë së përkohshme, të gjitha institucioneve përgjegjëse, përfshirë Kuvendin, që t'i japin..